VIP

Fjolla Morina gjoksin e kam zmadhuar

Ajo është joshëse, seksi, e talentuar, e zgjuar, e veçantë, e dashur e mikeshë e mirë, ajo është, Fjolla Morina. Të gjithë e duan si në Kosovë, Shqipëri e diasporë. Me zërin e saj ka rrëmbyer mijëra fansa, ka pushtuar zemrat e të gjithëve dhe me magjinë e këngës mrekullon këdo. Këngëtarja e njohur kosovare, e cila vetëm pak muaj më parë ka publikuar bashkëpunimin e saj me Kris Rock nën titullin “Hot”, vjen në një rrëfim të nxehtë.

Veç marrëdhënieve të shumëkomentuara me personazhe të tjerë publikë si: Poli dhe Petriti i “Big Brother”, Seldi Qalliu e Kastro Zizo, bukuroshja seksi tregon edhe shumë gjëra të tjera… Në një intervistë për “Tendenca Verore në Telegraf”, Fjolla Morina rrëfen të pathënat e jetës së saj,  marrëdhëniet me kirurgjinë plastike dhe marrëdhëniet me paratë, pushimet e sivjetshme dhe mikeshat më të mira, marrëdhëniet me kolegët e planet më të afërta. E meqë jemi këtu po e zbulojmë qysh në fillim një surprizë që Fjolla e prezanton shumë shpejt edhe për ju… Kënga dhe klipi i saj i ri janë tanimë gati dhe xhirimet janë kryer pikërisht në Shqipëri.

Si nis një ditë për Fjollën, mes angazhimeve në skenë, familje e shoqëri?

Dita ime nis me punë, aktualisht  jam duke punuar për disa këngë të reja. Ndërkohë unë jam edhe një menaxhuese e mirë e kohës. Kështu kur kam sadopak kohë të lirë, mundohem ta ndaj mes familjes dhe shoqërisë, pasi ato nuk i harroj kurrë. Një ditë për Fjollën është një ditë shumë e ngarkuar, por padyshim e bukur. Është e padiskutueshme që në verë edhe axhenda ndryshon edhe vetë menaxhimi i kohës. Gjithmonë mundohem që të gjej sadopak kohë të lirë që ta ndaj me shoqërinë edhe të bëjmë edhe pak qejf pa dyshim (qesh)

Dihet që në verë, këngëtarët i “harrojnë” pushimet duke ju përkushtuar skenës dhe punës. Realisht ka menduar Fjolla për pushime?
Të them të drejtën kam menduar për disa ditë pushime, por puna padyshim që është shumë e rëndësishme. Unë kurrsesi nuk mund të largohem nga publiku e nga fansat që unë i dua shumë dhe vazhdimisht presin shumë nga unë. Sa për pushimet shtatori aty është edhe ka mjaftueshëm kohë dhe vende të bukura për të kaluar disa ditë relaksi të plotë.

Le të kalojmë pak tek axhenda e Fjollës, cilat janë planet për koncerte gjatë verës?

Unë jam duke punuar fort dhe mendoj se po punoj me njerëz vërtetë profesionalë. Këtë vit kam në plan të realizoj disa këngë dhe videoklipe që shumë shpejt do të shndërrohen në hite në të gjithë Shqipërinë e Kosovën. Sa për koncertet, po mundohem vazhdimisht të kënaq fansat e mi. Jam kudo ku ata më presin.

Cili është raporti që ka Fjolla me paranë?

Të them të drejtën aq sa shpenzojmë nuk i marrim kurrë (qesh). Madje edhe ylli i muzikës shqiptare s’besoj që paguhet aq sa shpenzon, e ky problem është akoma edhe më i theksuar sidomos tek ne femrat (qesh). Unë mundohem të kujdesem sa më shumë për veten time, gjithsesi mbi të gjitha rëndësi për mua ka që këtë profesion e bëj me dashuri dhe kjo është mbi të gjitha.

Cilat janë planet për klipe të reja, apo bashkëpunime gjatë verës?
Unë tashmë kam realizuar një këngë timen të re, muzikën e ka realizuar “Chips Records”, tekstin Rozana Radi dhe titullohet “Zemër s’po ta fal”. Është këngë verore, kam përfunduar xhirimet në Shqipëri dhe me klipin jam shumë e kënaqur. Është një produksion i një studios “Unigue” dhe pres këto ditë për ta publikuar. Më pas në të gjithë koncertet në gjithë Shqipërinë, pasi “Kosovë- Shqipëri jemi një.”

Cila është mikesha juaj më e mirë, cilat janë marrëdhëniet me këngëtarët e tjerë?

Mikesha ime më e mirë që kam takuar ndonjëherë dhe skam patur fatin të njoh dikë tjetër si ajo. Jam shumë e lumtur për këtë shoqëri dhe ti të them se ka vetëm një emër për të thënë. Pasi s’ka njeri si ajo, e ajo është Rozana Radi. Është e kotë tani të flas për vlerat e asaj, pasi i dinë të gjithë, por është vërtetë një nga njerëzit më të veçantë me shpirt të përkryer.

Ju keni qenë natën kur ndodhi incidenti mes Rozanës dhe Rezartës. Kush është fajtore në gjykimin tuaj?

Është parë kush është fajtore këtu dhe dhashtë zoti që gjërat të shkojnë në vendin e tyre një herë e përgjithmonë e mikesha ime të jetë e qetë.

U bë muaj që Emmy nuk është më mes nesh. Si e kujtoni këngëtaren 21 -vjeçare?

S’ka ditë që se kujtojmë. Ajo do të jetë gjithmonë në zemrat tona. Unë dhe mikeshat e mia do të kishim bërë gjithçka që ajo të kthehej dhe të ishte pranë nesh, po ne nuk kishim asgjë në dorë. Është e tmerrshme dhe sa herë e kujtoj, përlotem. Sa herë që vi në Tiranë, nuk mund të rri pa i takuar familjarët. S’di ç’të them veçse u preftë në paqe.

Pushimet? Jo më Turqi, takohemi në Dhërmi

Zakonisht pushimet më pëlqejnë t’i kaloj në Turqi, vendi, ku kam shkuar edhe shumë herë të tjera. Por të them të drejtën sivjet dua diçka ndryshe, dua të kaloj disa ditë në një nga mrekullitë e Shqipërisë. Saranda, Himara, Dhërmiu, Jala apo zona të tjera të rivierës shqiptare do të jenë edhe pikat, ku unë do të kaloj pushimet me shoqërinë time.

Si i ka raportet Fjolla me kirurgjinë plastike?

Është bërë përrallë kjo puna e kirurgjisë plastike, thua që vetëm unë në botë e kam aplikuar dhe asnjë tjetër, apo asnjë VIP tjetër se ka bërë. Por ama pas meje, pasi e kanë pëlqyer e kanë bërë të gjithë, por akoma nuk e di përse e kanë shndërruar në mit këtë punën time (qesh). Janë marrë shumë me mua, por ama ka vetëm diçka të vërtetë. Unë vetëm gjoksin e kam bërë operacion edhe asgjë tjetër. Asnjë pjesë tjetër e trupit tim nuk është prekur nga kirurgjia plastike, të gjitha të tjerat i kam të miat. Unë kurrë nuk i gënjej njerëzit, jam e sinqertë atë çka e kam e them. Unë nuk e kam bërë se e kam patur kompleks, por thjesht për qejf. Për gjithçka tjetër që thuhet nuk është absolutisht e vërtetë.

Seldi, Petriti apo Kastro?

Shtypi ka shkruar gjatë kësaj periudhe se ju keni patur një raport me Seldin, Petritin, e Kastron. Cila është e vërteta, kë ka zgjedhur Fjolla?

Unë së pari,që atë ditë që do jem me dikë, nuk e do e marrin vesh gazetat, por bota do e marri vesh. Nuk është e vërtetë pasi Petritin e kam mik shumë të mirë, e kam edhe mik në Facebook, edhe Kastron, gjithashtu, e kam mik e koleg, asgjë më shumë. Edhe me Seldin, nëse do të ketë diçka do të dal vetë e do e tregoj, por nuk janë aspak të vërteta.

Profil

Ngjyra e preferuar: E kuqja

Muzika e preferuar: Pop

Parfumi i preferuar: Chanel

Mashkulli ideal: Të jetë me plot kuptimin e fjalës, burrë

Show More

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button