Kronika e ZezeLajmeMaqedonia

Shkup: Hakmerret policia, shumë arrestime në Bit Pazar

bpShumë persona janë arrestuar gjatë akcionit të madh policor që është zhvilluar mbrëmë në Bit Pazar të Shkupit, lajmëron Press24. Janë arrestuar disa persona të cilët kanë qenë të përfshirë në incidentin e 29 dhjetorit të vitit të kaluar, kurr policia tentoi të konfiskoj mjete piroteknike.

Jozyrtarisht, 5 personave u është shqiptuar masa e paraburgimit. Nga Ministria e Punve të Brendshme e konfirmojn informacionin për arrestimet, por për më shumë detaje do të dalin më von gjatë ditës.

Me 29 dhjetor, të vitit të kaluar, gjithçka filloi kur pjesëtarët e njësitit policor ‘Alfa’ ndërmorën një aksion për konfiskimin e mjeteve piroteknike dhe arrestimin e shitësve të tyre në Bit Pazar. Ata arrestuan një të ri dhe konfiskuan një sasi të konsiderueshme fishekzjarrësh.

bp1

Për të zmbrapsur revoltën e shitësve, njësiti policor ‘Alfa’ shkrepi plumba në ajër. Shkrepja shtoi edhe makina të tjera të policisë, por në të njëjtën kohë, shitësit u grumbulluan dhe u mbështetën edhe nga kalimtarë të rastit. Gjatë përplasjes dhe bllokimit të policisë, nuk munguan edhe kacafytjet e herëpashershme.

Pas më shumë se gjysmë ore kacafytjesh dhe bllokim rrugësh, policia dhe pjesëtarët e njësitit ‘Alfa’ u detyruan të zmbrapseshin. Ata liruan të riun, kthyen mallin e konfiskuar, dhe u detyruan të ktheheshin prap.

Show More

Related Articles

Back to top button