VIP

Flori ia bën ‘bam’ në Kosovë

Flori Mumajesi këngëtar dhe producent me famën dhe ndoshta produktin më të madh kreativ në vend, vjen sërish në vëmendjen tonë jo vetëm falë këngëve të bukura që mbajnë firmën e tij, por edhe përmes tour-it të koncerteve që ai ka mbajtur në Kosovë.

Ai ka pasur shoqërinë e mjaft kolegëve dhe bashkëpunëtorëve, madje një prej tyre e ka marrë me vete që nga Shqipëria dhe ai është pikërisht Andy Dj.

Gjatë koncerteve Mumajesi është gjithashtu ka pasur si suportues edhe 2 prej bashkëpunëtorëve të tij artistik më të fundit, pikërisht Fugën me të cilin krijoi klipin e suksesshëm “Making of” dhe Mentor Hazirin e grupit ‘rock’ kosovar ‘Kthjellu’, me të cilin ka prezantuar shumë muaj më parë klipin e këngës “S’të fal”.

Ndërkohë fotot që sjellim sot e gjejnë Florin nën vëmendjen dhe shoqërinë e vazhdueshme e të pandashme të femrave, megjithatë ai vazhdon të jetë singëll dhe siç na ka treguar në një intervistë të pak kohëve më parë ende s’e ka gjetur femrën e duhur, ndonëse thashetheme të ndryshme qarkullojnë herë pas here për të.

Së fundmi siç mund të shihet edhe fotot Flori po shijon suksesin e vazhdueshëm në çdo formë të mundshme që ai dëshiron.

Show More

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button