VIP

Flori Mumajesi: Zhgënjimet, jeta dhe planet e mia

Emisioni “Poke” solli këtë të shtunë një prej artistëve më në zë të muzikës shqiptare, Flori Mumajesin.

Në intervistën virtuale të zhvilluar nga drejtuesja Albana Osmani, Flori iu përgjigj disa pyetjeve lidhur me aktivitetin e tij artistik, zhgënjimin që ka pësuar nga sjellja e disa artistëve, jeta private dhe planet për të ardhmen.

Flori: Përshëndetje Albana!

Albana: Përshëndetje nga “Poke” në Top Channel. Është kënaqësi të shohim portretin tënd. E di që je shkëputur nga puna jote e madhe. Punon natën, punon ditën. Florin nëse e telefononi, ai del jashtë shërbimit, por gjithësesi kemi shumë gjëra për të diskutuar sot në këtë program televiziv. Së pari dua të di si kanë kaluar ditët e verës për ty?

Flori: Ditët e verës nuk kanë kaluar shumë me pushime. Kemi pasur shumë aktivitete fatmirësisht. Punë, kam bërë disa materiale muzikore edhe për veten edhe për të tjerë. Ka qenë një verë jo aq intensive, në kuptimin e koncerteve, jo vetëm për mua por për të gjithë. Por sidoqoftë, angazhimet s’kanë munguar.

Albana: Flori, pak vite më parë, kryesisht dalloheshe si producent i këngëve që me radhë shndërrohen në hite dhe këtë e konfirmojnë të gjithë shqiptarët, duke qenë se i dëgjojnë këto këngë të transmetohen në radio, qoftë në Shqipëri, Maqedoni, Kosovë dhe kudo ku jetojnë. Dhe kjo është për t’u komplimentuar. Nuk është hera e parë që i dëgjon këto fjalë, por sa herë kemi shansin e mirë për t’i thënë të tilla fjale pozivitive në i themi publikisht edhe përballë teje. Do doja shumë të dija impresionet e tua ndërsa ke  qenë pjesë e këtyre tureve e koncerteve së bashku me Elvanën, një dyshe e pandarë, por edhe si solist. Tani dua të di impresionet e tua përballë fansave që tashmë sa vijnë e shtohen në numër.

Flori: Impresioni me publikun është i madh, ata i merr malli edhe një javë kur janë larg vendit të tyre. Kur i shkon pastaj aty afër, ata lumturohen, gëzohen, kështu që impresioni është shumë i mirë.

Albana: Duke i patur parasysh të gjithë bashkëmoshatarët e tu, ndoshta të shijuarit e jetës është në një dimension tjetër, ndërsa ti totalisht je i mbërthyer në studion tënde “Threedots”. Sigurisht, suksesi është i madh, megjithatë, kur fillon bën atë llogaritjen e zakonshme për fundet e viteve, ne ta drejtojmë këtë pyetje në fund të gushtit, a ja vlen?

Flori: Ka qenë një periudhë e jetës sime që ia dhash të drejtën vetes ta shijoja jetën për moshën që kisha, madje dhe më shumë se ç’duhet. Kështu që atë periudhën e çmendur të shijes, aventurave, çmendurisë, në fund të fundit të provave, sepse njeriu duhet të provojë gjithçka në jetë, mendoj se e kam kaluar. Pas asaj periudhe fillova të mendoj ndryshe, t’i shikoj gjërat ndryshe, të impenjohem pak më seriozisht dhe të rezervohem pak më shumë. Kështu që, edhe pse pjesa e jetës më mungon, ajo që më mungon dhe më vjen keq është se shumë miq të vjeter apo të rinj nuk kam kohë t’i takoj, të dal me ta, të gëzoj me ta. Kur më vijnë miq nga jashtë nuk i nxjerr dot në një klub pasi nuk dal vetë, nuk di cili është vendi më i mirë, etj. Kështu që e vetmja pjesë që më mungon është kjo. Pjesa tjetër, ajo e shijes dhe e çmendurisë, mendoj se e kam ezauruar. Jam i kënaqur. Nuk kam asnjë lloj boshti.

Albana: Për t’iu bashkangjitur pyetjes “a ja vlen”, a ja vlen dhe financiarisht Flori? A je i kënaqur?

Flori: Jam i kënaqur dhe po të mos ishin këto vlera që janë. Unë kur e kam nisur këtë gjë e kam nisur sepse e dua mbi të gjitha, sepse e ndjej, sepse e bëj me dashuri. Në raport me punën, sigurisht ‘feedback-u’ nuk është ai që duhej të ishte, pasi ju vetë e thatë, punon ditën, punon natën. U bënë gati 10 vjet që bëj të njëjtën rutinë. Besoj se për kushtet në Shqipëri, ‘feedback-u’ është i arsyeshëm, ok.

Albana: Flori, ka shumë artistë të rinj që do të donin të realizonin një këngë me ty. Cila është rruga për të të takuar ty Flori, sepse gjithmonë e hasin të vështirë?

Flori: Rruga për të më takuar mua vërtet mund të jetë e vështirë, për vetë faktin se unë edhe atë kohë takimi që njerëzit shumë herë më shkruajnë apo më kërkojnë kafe pune, nuk e bëj. Nuk e bëj për të vetmen arsye, pasi për momentin jam i zënë dhe kam një projekt të gjatë. Për momentin unë i kam mbyllur gjërat për një vit, domthënë deri në gushtin e vitit tjetër unë jam i angazhuar me projekte. I kam paracaktuar.

Albana: Deri në gushtin e ardhshëm nuk bëjmë dot këngë me ty?

Flori: Jo, i kam të paracaktuara. Por, me “Threedots” nuk punon vetëm Flori, punojnë edhe producentë të tjerë. Këtu vijnë këngëtarë të ndryshëm dhe punojnë me producentët e tjerë. Është Kledi, Ervini, është edhe Andi gjithashtu. Kështu që nuk është e thënë se në “Threedots” është vetëm Flori dhe punon vetëm Flori.

Albana: Flori, në mediat e shkruara së fundmi është publikuar një intervistë e jotja, e cila ka kaluar jo pa publik. Në mënyrë të veçantë, ti ke përdorur edhe emra specifikë duke iu referuar në mënyrë të drejtpërdrejtë, duke shfaqur opinionet e tua, pakënaqësite e tua dhe duke shfaqur mesazhin tënd për emrat që ke lakuar aty. Në këtë lidhje në Skype kam edhe kryeredaktorin e suplementit “Bluetooth”, Eraldo Rexho, i cili është në linjë paralele me ne. Përshëndetje Eraldo.

Eraldo: Përshëndetje Albana, përshendetje Flori. A ke armiq Flori?

Flori: Janë armiq të cilët mund të lobojnë apo të flasin keq për punën, për Florin, për muzikën që bën Flori, ndoshta herë pas here edhe për jetën personale. Futen dhe aq thellë dhe përballë meje nuk e reflektojnë fare këtë gjë. Sigurisht është një armik, por është një armik frikacak, është një armik pa personalitet.

Eraldo: A janë këto fjalët që këta ish-bashkëpunëtorë të tu apo ish-kolegë të flasin nëpër tavolina poshtë e lartë për ty?

Flori: Po, po, të njëjtët që kam bashkëbiseduar, të njëjtët mi kanë thënë. Pasi janë bërë 2-3 raste dhe nuk janë njerëz dosido, janë njerëz të rëndësishëm, atëherë sigurisht që e konsiderova të tillë dhe e besova në një farë mënyre, sigurisht jo 100 për qind të bisedës, por disa gjëra që qarkullojnë lartë e poshtë po.

Albana: Në shoëbiznesin ndërkombëtar këto thashetheme konsiderohen pjesë e punës, madje ndonjëherë publiciteti i keq përkthehet në një publicitet të mirë. Ti ke përdorur emra konkretë? Do të na e thuash dhe sot dhe pse koklaviten gjërat, pse nuk ka mirëkuptim?

Flori: Ishte hera e parë dhe e fundit që unë jap intervista me emra dhe mbiemra të personave të caktuar. Sinqerisht, më duket sikur e bëj gojën pis, bëj karakterin pis kur u përmend emrin atyre njerëzve.

Eraldo: Cili nga ata njerëzit që dikur i ke pasur bashkëpunëtorë të ka lënduar më shumë, apo të dhemb më shumë që ka folur këto gjëra për ty?

Flori: Nuk më dhemb asgjë. Thjesht i kam pështirë. Nuk më lëndon asgjë. Unë ia kam lënë kohës. Çdo njeri e ka një cikël. Edhe unë e kam një cikël. Çdo produkt e ka një afat skadence. Edhe unë një ditë nuk do të jem më. Uroj të mos bëj të njëjtin gabim që bëjnë ata me mua.

Albana: A kanë cënuar ata sadopak karrierën tënde në mënyrë të drejtpërdrejtë? Apo thjesht kanë qenë fjalë tavolinash të cilat nuk të kanë ardhur ëmbël edhe mirë në vesh?

Flori: Bravo, është kjo. Thjesht më ka ardhur shumë keq. E kam konsideruar një gjë të pështirë, të panevojshme për ta bërë. Nëqoftëse janë njerëzit e mëdhenj, ata duhet të tregohen sa më të thjeshtë. Njerëzit e vegjël, inferiorë fillojnë e i caktojnë vetes një pozitë të caktuar, ndoshta edhe është, por edhe nuk është. Kështu që sot është e vështirë të kesh miq në rrethet artistike. Unë jam pak i distancuar në këtë pikë. Nuk dua që të gjithë t’i bëj miq, të gjithë t’i kem motra dhe vëllezër. Unë respektoj punën e çdokujt që punon dhe nuk dua që askush të hedhi dhe e vrer mbi punën time. Kjo është gjëja që dua të them, jo se jam i lënduar apo se ata ndikojnë. Ndërsa në publik, e gjithë shtytja e madhe që ata bëjnë ndikon vetëm pozitivisht.

Eraldo: The që nuk ke shumë miqësi me artistët. Cilët prej tyre konsideron motra dhe vëllezër?

Flori:
 Nuk kam nisur sot të punoj, kam nisur para shumë kohëve dhe s’harroj kurrë një festival të madh. Konkurronim atëherë me grupin The Dreams dhe Manjola Nallbanin. Ishim naivë dhe shikonim këngëtarët ‘big’, i përqafonim, i puthnim, i kishim parë në programet televizive dhe me veshët tanë kemi dëgjuar se çfarë thoshin për ne ata këngëtarë, që janë akoma sot në treg për fat të mirë, apo për fat të keq. Talleshin me kalamanllëkun tonë. Ishim naivë, sigurisht. Kishim një bashkëpunim. Ata e përçmonin me fjalë të ndyra, me fjalë të pista. Por ne i donim se i kishim afër, i kishim idhuj.

Eraldo: Kam një pyetje tjetër për ty, e cila nuk lidhet me lobingjet e artistëve, por me jetën tënde private. Ke hedhur së fundmi me publikimin e këngës edhe një status, me ç’kuptova ia dedikon një personi konkret. “Te dua”, thua ti në status, bashkë me linkun e këngës “Me zemër”.

Flori: Në shumë statuse të Facebook-ut, kur unë kam lançuar materialet e mia kam shkëputur vargje nga kënga, kështu që pjesa “të dua” është pjesë e vargut të këngës. Nuk është se abuzova, por vërtet e ndjeva. Kam marrë shumë komplimente për atë këngë dhe më erdhi t’i thoja gjithë publikut “të dua”, më erdhi t’i thoja gjithëkujt që më ka çuar një urim apo një mesazh në inbox.

Albana: Në jetën tënde të kanë pyetur shumë, madje spekulohet se je i lidhur me Elvanën. Këtë pyetje nuk kam guxuar asnjëherë të ta bëj në mënyrë të drejtpërdrejtë, por sot do guxoj. Cila është e vërteta mbi atë vajzën që ti do dhe zemra jote ia dedikon fjalën “të dua”?

Flori: Akoma nuk është një vajzë që e dua dhe unë i dedikoj fjalën “te dua”. Spekulimet mbi Elvanën kanë një arsye dhe arsyeja është publike. Unë kam qenë shumë i afërt prej vitesh me të dhe akoma jam shumë i afërt fatmirësisht, jo vetëm si bashkëpunëtor, por edhe si mik, edhe si dy njerëz që e duam shumë njëri-tjetrin, e respektojmë, ia njohim vlerat, ia njohim veset, jemi shumë mirë. Spekulimet mbi Elvanën është një arsye shumë e mirë, se kur shikon dy njerëz bashkë, madje ne kemi filluar edhe t’i kursejmë vetes ndonjë përqafim që miqësisht e jepnim gjithmonë. Tani e kursejmë për faktin se dikush mund të fotografojë, të shohë… Sa i përket dashurisë, mund të them se akoma jam i padashuruar.

Albana: A do të ishte çudi nëse një ditë Elvana dhe Flori do të ishin në altar së bashku?

Flori:
 Edhe po të bie në dashuri nuk e mendoj altarin. E bëre shumë të fortë pyetjen.

Eraldo: 
Në 23 gusht ke festuar 30-vjetorin. Sa afër apo e larg e shikon sot martesën?

Flori: Nuk jam 30 vjeç, s’ndihem 30 vjeç. E shoh shuuuuuumë larg.

Albana: 28 Nëntori ku do të të gjejë?

Flori: Do preferoja shume të jem në shesh, por po erdhi Shakira nuk do të dal. Di që Andi ka lënë një datë për në shesh, por nuk jam i sigurt.

Tags
Show More

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Close