KosovaLajme

Policia serbe thotë se është sulmuar në Dobrosin

Policia e Serbisë ka dalë me një deklaratë se në orët e hershme të mëngjesit të sotëm, është shtënë me rafal nga automatiku mbi punktin policor në fshatin Dobrosin të komunës së Bujanocit.

“Sulmi mbi policinë, respektivisht punktin policor, në orën 3:00, ishte akt terrorist”, ka thënë zëdhënësi i policisë së Vranjës, Dragan Stamenkovic, duke shtuar se në këto momente nuk është në gjendje të japë hollësi të tjera për këtë sulm, raportojnë mediet serbe, transmeton Kosovapress.

Fshati Dobrosin, në të cilin është punkti kontrollues serb, ndodhet 16 kilometrat në jugperëndim të Bujanocit, në drejtim të Kosovës,.

E kontaktuar për këtë rast, Policia e Kosovës nuk e ka pohuar dhe as mohuar këtë, duke thënë se bëhet fjalë për një shtet tjetër, andaj nuk janë të interesuar të japin asnjë koment.

Show More

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button