Teknologji

Google blen 217 patenta nga IBM

Gjiganti i teknologjisë, kompania Google ka blerë edhe një sasi të re të patentave nga IBM, për t’i bërë 217 në total.

Në këtë listë përfshihen 188 patenta të regjistruara, si dhe 29 tjera të cilat IBM i ka në listën e saj të patentave deri më 30 dhjetor 2011.

Blerja e fundit e patentave nga Google, është blerja e radhës pas atyre që kompania i ka përvetësuar në muajt korrik dhe gusht të vitit të kaluar.

Me këto blerje, Google e rrumbullakon numrin e patentave në 2100, 217 prej të cilave i ka marrë vetëm nga IBM.

“Këto patenta përfshijnë shumë kategori, duke përfshirë ato për prezantime, softuer, serverë, alokimin e të dhënave, balancimin e ngarkesës së serverëve, performancën e rrjetit, video konferencat, administrimin e mailave, dhe dërgimin e porosive në kohë reale” kanë thënë zyrtarët e dy kompanive në njoftimin për shitblerjen e patentave të IBM.

Show More

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button