BotaKronika e ZezeLajme

Meksikë, përleshje në burg, 30 të vdekur

Rreth 30 të burgosur kanë vdekur në një luftim mes anëtarëve të bandave të ndryshme në një burg në veri të Meksikës, bëjnë të ditur autoritetet lokale.

Burimet deklarojnë se të burgosurit janë vrarë me thika dhe armë artizanale të prodhuara në burgun e qytetit Altamira, ku të paktën 13 persona të tjerë mbetën të plagosur.

Altamira ndodhet në shtetin e Tamaulipas, ku kartelet Los Zetas dhe ai i Gjirit zhvillojnë prej kohësh një luftë për kontrollin e rrugëve të narkotrafikut drejt SHBA.

Lufta mes bandave rivale janë të shpeshta në burgjet e Meksikës. Të burgosurit përdorin armë artizanale, kryesisht thika, gjatë përleshjeve mes tyre.

Rendi në burgun e Altamirës u vendos pasi trupat speciale ndërhynë dhe ndihmuan gardianët. Shumica e burgjeve të Meksikës janë të mbipopulluar dhe në ta mbizotëron dhuna e karteleve të drogës.

Në tetorin e kaluar, 20 të dënuar mbetën të vrarë gjatë përleshjeve në burgun e Matamoros, që ndodhet gjithashtu në shtetin problematik të Tamaulipas.

Mbi 40 mijë meksikanë kanë humbur jetën në dhunën e lidhur me trafikun e drogës që prej dhjetorit të vitit 2006, kur presidenti Felipe Calderon angazhoi ushtrinë për të luftuar kartelet.

Tags
Show More

Artikuj te ngjajshem

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Close