Teknologji

Google Glass vjen vitin e ardhshëm

googleNë të kaluarën, por edhe në konferencën e zhvilluesve Google I/O ishte thënë se Google është duke planifikuar që syzet e saj të mençura, Google Glass t’i lansojë gjatë këtij viti.

Mirëpo tani duket se planet e Google për debutimin me Google Glass kanë ndryshuar, pasi që tani thuhet se syzet e Google do të dalin në treg në fillim të vitit të ardhshëm, ose gjatë konferencës së ardhshme të kompanisë, Google I/O.

Për të gjithë ata që kanë nevojë për përkujtim, Glass Google janë syzet e mençura të Google të cilat japin një pamje ekuivalente me një ekran HD me diagonale prej 25 inç, me një distancë prej tetë metrash larg, ndërsa pamja është e pozicionuar në mes të syrit të djathtë.

Google Glass gjithashtu është e pajisur me kamerën prej 5 mega-piksel dhe 12GB memorie të brendshme, për aplikacione, të dhëna dhe përmbajtje tjetër, e cila është e sinkronizuar me Google Cloud Storage, si dhe lidhjet për Bluetooth dhe WiFi.

Show More

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button