VIP

Adelina Berisha ‘ndahet nga i fejuari’ në klipin e ri

Adelina BerishaKëngëtarja seksi, Adelina Berisha, ka përgatitur një befasi atraktive për adhuruesit e saj.

Adelina, e cila njihet për këngët e saj të bukura të cilat janë bërë hite, por me sens provokativ, ka zbuluar për Telegrafin se ka të përfunduar këngën e re me klip, të cilën do ta publikojë shumë shpejt.

Bëhet fjalë për një histori mjaft kontroverse në videoklipin e ri, e cila sa do e panatyrshme në fillim, në fund mbaron me këngëtaren qe tregon anën e saj mjaft bamirëse, natyrisht e gjitha kjo në karakterin e personazhit në klip.

“Jam shumë e ngazëllyer për videoklipin e ri. Është një projekt shumë serioz, detajet e të cilit dua që t’i lë befasi”.

“Krahas këngës së veçantë është i veçantë edhe videoklipi. Unë, në karakterin e femrës në videoklip ndahem nga i fejuari në ditën e martesës, (protagonisti nga kënga në klip) dhe filloj një jetë të re plot aventura”.

“Por, unazën vazhdoj ta mbaj në duar edhe pas ndarjes e që sipas të tjerëve në klip shihet si shpresë për bashkim. Por, në fund unë (Adelina) ia dhuroj unazën një prej personave të shumtë të varfër në rrugë, që t’i jap pak shpresë për jetë”, ka potencuar Adelina.

Projekti pritet që të publikohet javën e ardhshme dhe pason videoklipin e këngës “Tjera s’ka”, një sukses i jashtëzakonshëm i këngëtares që njihet për linjat e saj të përkryera trupore.

Tags
Show More

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Close