Teknologji

Google lanson faqen e dedikuar për Google TV

Derisa adhuruesit e kompanisë Google janë në pritje të lansimit të pajisjeve të integruara me Google TV, gjiganti amerikan i njohur për motorin e saj të kërkimit, Google, ka lëshuar uebfaqen e dedikuar për shërbimin Google TV.

Për më tepër, pajisja e re e cila do ta ofrojë shërbimin Google TV, Logitech Revue do të lëshohet nesër, ndërsa pritet që edhe Sony ta lansojë televizorin e saj HDTV, javën e ardhshme.

Në faqen më të re të internetit të dedikuar për Google TV, ju do të mund të bëni një “shëtitje” dhe të mësoni më shumë rreth asaj që do të ofrojë ky shërbim.

Google, shërbimin e saj me shtesën TV, e ka përshkruar si “televizioni takohet me makinën e kërkimit”, ndërsa i njëjti do të ofrojë një spektër të gjerë të aplikacioneve dhe ndër të tjera ju do të jeni në gjendje të kërkoni në ueb për përmbajtjen të cilën dëshironi ta shikoni në Google TV.

Mirëpo, Google TV ofron edhe më shumë se kaq. Përmes këtij shërbimi ju do të mund të shfletoni faqet e preferuara në internet, të cilat janë të integruara me shfletuesin Chrome, të lëshoni aplikacione të ndryshme, si dhe ta përdorni telefonin tuaj Android si tele-pilot për Google TV.

Shërbimi i Google është pak a shumë i ngjashëm me Apple TV, ndërsa ofrohet mundësia e kërkimit të filmave përmes telefonit Android,  përmes funksionit të quajtur Fling, i cili dedikohet enkas për Google TV.

Google TV gjithashtu mbështet streaming nga Netflix dhe ofron mundësinë për video sipas kërkesës që mund të blihen nga Amazon, ndërsa aty është edhe mundësia për të shikuar video në YouTube, dhe incizimin e përmbajtjes së preferuar përmes shërbimit Dish Network.

Nëse ju intereson edhe më shumë se kaq për Google TV, atëherë vizitoni faqen më të re dedikuar për këtë shërbim, Google TV

Show More

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button