Teknologji

Google nën llupën e Komisionit Evropian

Komisioni Evropian (KE) ka nisur zyrtarisht hetimin kundër Google për sjelljen e supozuar të kompanisë në kundërshtim me ligjet kundër mirëbesimit.

Hetimi ka nisur pas padive të tre ofruesve të shërbimeve të kërkimit të cilët pohojnë se Google i ka nxjerrë jashtë tregut me manipulime të pandershme që lidhen më rezultatet e kërkimit. Ofruesit e shërbimeve të kërkimit të cilët kanë paditur Google janë Foundem, faqet britanike të cilat merren me krahasimin e çmimeve, ejustice.fr. makina franceze e kërkimit të përmbajtjeve gjyqësore, dhe Ciao, makina britanike e kërkimeve online nën pronësi të Microsoftit.

Në kuadër të hetimit do të vërtetohet nëse Google qëllimisht ka ulur nivelin e shërbimeve të cilat i ofrojnë këto tri kompani, dhe nëse Google ka imponuar obligime ekskluzive reklamuesve, respektivisht u ka ndaluar atyre të përdorin reklamat të cilat i shfrytëzojnë në faqet e Google në çfarëdo faqesh tjera.

Tani për tani në KE theksojnë se këto hetime në asnjë mënyrë nuk nënkuptojnë se Google ka bërë ndonjë gjë të keqe.

Tags
Show More

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Close