Kronika e ZezeLajmeMaqedoniaVIDEO

Gostivari përkujton 15 vjetorin e tragjedisë

15 vite pas ngjarjeve tragjike që ndodhën në Gostivar, pjesëmarrësit e asaj kohe në protesta, ende nuk mund t’i harrojnë torturat që iu bënë nga Policia, që rezultoi me tre të vrarë dhe qindra të plagosur, dhe me arrestimin e një numri tejet të madh të veprimtarëve politik të asaj kohe. [wp-like-locker]Edhe sot pas kaq vitesh, njerëzit që e kanë pësuar më së rëndi, kujtojnë atë ditë me një trishtim të madh.
“Me të zbritur poshtë në oborrin e Komunës erdhën forca shtesë dy autobusë, nuk mundë ta harroj këtë ngjarje nuk harrohet kjo neve na radhitën para autoblindës dhe filloi gjuajtja me të gjitha armët e mundshme. Ajo dhunë mundej lehtë të evitohet por skenari ishte që ajo të ndodhe në Gostivar dhe ndodhi”, u shpreh Liman Sulejmani, pjesëmarrës në protesta.
“Me çdo kusht donin të më bënin tradhtar po nuk ndryshova, na burgosën unë tre vite I bana, I mbajta deri në fund. Mua më erdh lajmi të dorëzohem se nuk mundeshin të më zinin, edhe pasi e varrosëm Nazmiun”, tha Velit Osmani, ish I burgosur.
E prindi i dëshmorit Nazmi Saliu, thotë se është rëndë të harrohen ato ngjarje, sidomos për familjen e tij, e cila e pagoi me jetën e të birit. Më së vështiri thotë se e ka pasur kur e ka thirrur mjeku për t’ia kumtuar vrasjen e të birit.
“Është biri juaj thash po, tha këtu e kemi, në bodrum, e pyeta a është I vdekur tha po, si ta kujtoj at dit, hynim brenda dhe s’mundeshim të dalin prej qyteti”, u shpreh Mahmut Saliu, prindi I dëshmorit Nazmi Saliu.
Komuna e Gostivarit, me rastin e 15 vjetorit të protestave të Gostivarit ka përgatitur një program të pasur në përkujtim të kësaj date, ndërsa në një tubim gjithë popullor, pritet të zbulohet sot edhe busti i dëshmorit Nazmi Saliut. Tani pas kaq vitesh, kreu i Komunës Osmani, shprehet se Gostivarit i është kthyer krenaria bashkë me familjarët e dëshmorëve. Por është këmbëngulës edhe më tej se, Cërvenkovski me çdo kusht duhet t’i kërkojë falje Gostivarit për skenarin e 97-tës.
“Si kryetar komune tash dhe aso kohe mund të them se e vërteta doli në shesh si popull dëshmuam se aso kohe kishim të drejtë. Sot flamuri shqiptar valon lirshëm në Komunë dhe vendbanimet shqiptare. Kemi krye detyrimet ndaj familjarëve të dëshmorëve u kemi asistua me bursa, me punësime. Pa diskutim ajo është më pak që personi në fjalë duhet ta bën, në veçanti ndaj dëshmorëve të flamurit dhe ndaj mbi 1000 qytetarëve të Gostivarit që u maltretuan”, deklaroi Rufi Osmani, kryetar I Komunës së Gostivarit.
Para 15 vjetësh pikërisht në datën e sotme, filluan protestat për shkak të heqjes së flamurit kombëtar shqiptar para godinës së Komunës në orën 1 e 30 të mëngjesit, nga forcat speciale të policisë maqedonase. Një akt i tillë i policisë maqedonase është ndërmarrë pasi një ditë më parë, më 8 korrik 1997, Kuvendi Republikan miratoi ligjin, përmes të cilit u lejua zyrtarisht përdorimi i kufizuar i flamujve të “nacionaliteteve”, pra edhe i Flamurit të shqiptarëve, por vetëm në përdorim privat. Vetëm disa orë më vonë, Gjykata Kushtetuese e shpall të paligjshëm vendosjen e flamujve në Gostivar dhe Tetovës. Dy orë pas heqjes së flamurit, forcat e policisë arrestuan rreth 30 veprimtarë politikë shqiptarë, mes të cilëve kryetarin e Komunës Gostivarit, Rufi Osmani si dhe kryesuesin e Këshillit komunal, Refik Dauti. Situatë të njëjtë aso kohe pati edhe në qytetin e Tetovës, ku policia kishte ndërmarrë të njëjtin akt të heqjes së flamurit shqiptar dhe gjithsesi edhe arrestimin e numrin një të kësaj komune, Alajdin Demirin.

[/wp-like-locker]
Show More

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button