BotaKronika e ZezeLajmeMaqedonia

Hamburg: 46 vjeçarin nga Maqedonia e vrasin dhe kufomën e fusin në valixhe

amzaAmza Zekiri nga Maqedonia, është viktima  kufoma e të cilit është gjetur në një valixhe në Sinstorf të Hamburgut.

Policia gjermane ka identifikuar dhe ka bërë publik identitetin dhe bëhet fjalë për viktimën 46-vjeçare nga Maqedonia, Amza Zekiri.

Mjekët ligjorë kanë konstatuar se personi në fjalë ka qenë viktimë e një krimi, thuhet në një kumtesë të policisë, e lëshuar gjatë ditës së enjte. Sipas tyre, shkaku i vdekjes është përdorimi i forcës mbi kokën e viktimës. Pasi i njëjti i kishte me vete dokumentet e identifikimit, shumë shpejt u bë e qartë se për cilin person bëhet fjalë.

Pas divorcit me bashkëshorten, Amzai jetonte në Billlstedt, por privatisht ai rregullisht vinte në Harburg dhe Wilhelmsburg. Ai drejtonte një veturë të llojit “Audi” me autotarga të Hamburgut.

Policia kërkon informata nga dëshmitarët, por tashmë ka bërë publike shumë detaje, duke u mbështetur në informatat e vetë dëshmitarëve të siguruar me hetimet paraprake.

Veçanërisht Komisioni policor për krime të rënda kërkon informata për qëndrimin e të ndjerit 46-vjeçar pas kthimit të tij nga pushimi në Maqedoni, në tetor të vitit të kaluar. Kush ka pasur pas kontakt me të, policia e lut që të jap detaje më të hollësishme. Autorët e krimit, kufomën e kishin futur në një valixhe të cilën e kishin lënë anësh.

Valixhen e kishin gjetur dy të rinj para një jave, ndërsa nuk përjashtohet mundësia që e njëjta të kishte qëndruar aty që nga muaji tetor i vitit të kaluar.

Tags
Show More

Artikuj te ngjajshem

Close