VIP

Hudgens, një tinejxhere shtatzënë

Vanessa Hudgens do të luajë rolin e një tinejxhereje shtatzënë të pastrehë, në një film të ri të zhanrit dramë.

Njoftohet se ylli i “High School Musical” ka nënshkruar një kontratë që të jetë pjesë e filmit “Gimme Shelter”, ku do të luajë krahas Brendan Fraser.

Në filmin e ri, 22-vjeçarja do ta luajë vajzën e Fraser, e cila braktis nënën e saj për ta kërkuar babanë biologjik.

Sipas Hollywood Reporter, xhirimet e filmit do të fillojnë në fund të këtij muaji në Connecticut.

Tags
Show More

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Close