Kronika e ZezeLajmeMaqedonia

Dy incidente në Strugë

Dy incidente kanë ndodhur mbrëmë në Strugë, duke tensionuar situatën dhe marrëdhëniet ndëretnike.

Incidenti i parë ka ndodhur rreth orës 19.00, kur një grup i panjohur në afërsi të fshatit Veleshtë kanë sulmuar me gurë autobusin me udhëtarë të linjës Strugë – Vevçan të kompanisë “Sprija”.

Autobusi u sulmua në dalje të fshatit Veleshtë dhe grupi sulmues është larguar pasi që ka thyer njërin nga xhamat e autobusit, me ç`rast ka marrë plagë shoferi i autobusit.

Incidenti i dytë ka ndodhur pranë Shtëpisë së Kulturës në Strugë, kur persona të panjohur kanë djegur flamurin maqedonas., raporton Ina.

Stacioni Policor në Strugë ka njoftuar se ekipet policore janë vënë në lëvizje që mbrëmë pas incidenteve për të mbajtur rendin dhe qetësinë, ndërsa dy incidentet janë vlerësuar si të izoluara.

Këto incidente ndodhën pas protestës së djeshme të besimtarëve myslimanë, të organizuar kundër paraqitjeve dhe ofendimeve që u bënë ndaj fesë islame dhe besimtarëve mysliman në Karnevalin e Vevçanit.

Komuna e Vevçanit me më pak 2.500 banorë është fqinje e komunës së Strugës. Aty tradicionalisht organizohen karnevale me përmbajtje improvizuese dhe përqeshëse, që çuan këtë vit edhe me reagimin e Athinës zyrtare për shkak të skenave të improvizuara kundër Greqisë.

Show More

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button