VIP

Inis Gjonit i vrasin partnerin

Një vrasje me armë zjarri është shënuar mbrëmjen e sotme në Tiranë, ku viktima mësohet se është një emër i njohur për drejtësinë shqiptare, Arjan Selimi, i dënuar më parë për trafik të lëndëve narkotike, ndërsa i plagosur ka mbetur një 19-vjeçar.
Ngjarja ndodhi rreth ores 19:15 minuta pranë ish-Parkut të Autobusëve në fund të Rrugës së Kavajës, ndërsa policia në vendgjarje ka nisur hetime intensive.

Trupi i Selimit, 37 vjeç u gjet i pajetë pranë automjetit të tij, poshtë një pallati 8 katësh, ndërsa dëshmitarë pohojnë se janë dëgjuar disa të shtëna armësh në zonë.
NEWS24 mëson se zona ku u gjet trupi i Selimit është në zonë pa ndriçim dhe plot errësirë.
Dyshohet se Arjan Selimi ka tentuar të hipte në një automjet në momentin që është sulmuar me armë nga 2 persona teksa ka dalë nga banesa e tij, në rrugën “Babë Rexha”.
Në vendgjarje janë gjetur 6 gëzhoja, por do të jetë ekspertiza nga kriminalistika që do të përcaktojë llojin e armës së përdorur për ekzekutim.
Por, plumbave të atentatorëve të Selimit duket se nuk i ka shpëtuar një tjetër person, shoqërues i Arjan Selimit. Një 19-vjeçar i identifikuar, si Kletis Kola është dërguar me urgjencë në Spitalin Ushtarak me plagë zjarri, ku dhe ndodhet jashte rrezikut për jetën pasi ka marre nje plumb ne kembe dhe nje ne dore.
Kola do të jetë dhe qendra e vëmendjes së efektiveve të policisë pasi do të tregojë momentet e ekzekutimit të Selimit dhe detaje mbi ekzekutoret.

Arjan Selimi, i njohur ndryshe dhe me emrin Armand Andoni ra në pranga në sajë të operacionit të koduar “Kompas”, i zhvilluar në 23 qershor te vitit 2004 në Shqipëri, SHBA, Itali dhe Kosovë. Në pranga ranë më shumë se 40 persona, por vetem 8 prej tyre u akuzuan për “trafik ndërkombëtar lëndësh narkotike”. Drejtues i rrjetit u cilësua Arjan Selimi, i cili u dënua me 16 vjet heqje lirie.

Selimi njihet edhe si partneri  i regjizores dhe show girl-it shqiptare, Inis Gjoni, e cila është shtatzënë, disa muajshe. Selimi me origjinë nga Shkodra njihej si një prej biznesmenëve më të mëdhenj në Tiranë. Për një kohë të gjatë ai ka jetuar dhe në Amerikë.

Gjykimi i ‘Kompas’ dhe greva e urise e Selimit ne burg
Në vitin 2008, me 11 Janar, shtatë të pandehurit e procesit “Kompas” u dënuan me 75 vjet e 6 muaj burg. Pas tre vitesh gjykime, togat e zeza të Gjykatës së Krimeve të Rënda, deklaruan fajtorë Arjan Selimin (Armand Andoni), Muhamet e Blenard Fejzullahun, Fatmir Kucin, Petraq Avramin, Arian Xhemalin (Shabani) dhe Kujtim Popocin për kryerjen e veprave penale të “trafikut të lëndëve narkotike”, duke u bazuar vetëm në provat e sjella nga Italia kundër tyre. Vetëm njëri nga tetë të pandehurit, Dritan Kuci që u hetua dhe u gjykua në mungesë u deklarua i pafajshëm për mungesë të provave. Kështu Arjan Selimi u dënua dje me 16 vjet burg, po aq u dënua dhe Arjan Xhemali, ndërsa me 15 vjet burg u dënua Kujtim Popoci. Për Petraq Avramin, gjykata dha dënimin me 10 vjet burg, ndërsa për Blenard Fejzullahun dhe Fatmir Kucin u dha nga 6 vjet dhe 6 muaj heqje lirie.
Në muajin maj të vitit 2008, Selimi i dënuari me 16 vite burg i procesit “Kompas” nis grevën e urisë në kërkim të rishqyrtimit të dosjes pasi pretendonte padrejtësi. Arjan Selimi këmbënguli rishikimin e çeshtjes për vendim të padrejtë.

Më 9 maj të këtij viti, Gjykata e Lartë riktheu për rigjykim dosjen në ngarkim të Arian Selimit, ndërsa me datë 16 shtator të po këtij viti Gjykata e Krimeve të Rënda i hoqi atij masën e sigurisë për tejkalim të afateve të paraburgimit. Prej kësaj date Arian Selimi ishtë i lirë, ndërsa gjykata vazhdoi procesin në ngarkim të tij ne gjendje te lire.

Lidhja me Inis Gjonin
Para disa vitesh, Inis Gjoni, një nga prezantueset më të njohura të ekraneve, provoi dy herë qelinë për disa orë me radhë, për t’u lënë serish e lire. Selimi bashkëjetonte me Inis Gjonin dhe në momentin e arrestimit ne vitin 2004 ata ishim bashkë në restorant-piceri “Rozafa” duke darkuar në shoqërinë e dy personave të tjerë. Sipas burimeve nga policia, Selimi dyshohej të ishte njëri nga krerët e organizatës së trafikut të drogës që e shtrinte aktivitetin e tij në disa vende të Ballkanit me destinacion Italinë.

Çifti së shpejti do të bëhej dhe me fëmijën e tyre të parë.

Show More

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button