LajmeMaqedonia

Ismet Ramadani: PDSH nuk është parti opozitare, është pjesë e qeverisë

Shkup, 11 mars – Dje u vërtetua se PDSH nuk është opozitë. PDSH është pjesë e qeverisë së kryeministrit Gruevski, në nivele dhe forma të ndryshme.

iramadani

Kështu vlerëson analisti politik, Ismet Ramadani.
“Thaçi është pjesë e qeveris së kryeministrit Gruevski edhe atë në nivele dhe forma të ndryshme. VMRO-DPMNE ushtron pushtetin me dy partitë shqiptare në Maqedoni. Nuk ka parti opozitare që mund ta kundërshtojë Nikola Gruevskin me forcë parlamentare”, tha Ramadani.

Ai se partitë e vogla shqiptarë duhet urgjentisht të bëjnë një koalicion dhe të manifestojnë një opozitë shqiptare kundrejt Gruevskit.

“Lëvizja e Selës, Besa dhe RDK të konsolidohen dhe të kenë unitet me qëllim që të marrin rolin e opozitës së vërtet shqiptare e jo si PDSH e Thaçit”, shprehet Ramadanit.

Dalja nga kriza politike sipas Ramadanit mund të bëhet vetëm përmes një qeverie ekspertësh dhe kalimtare.

“Që të përgatisë zgjedhje të krijojë kushte që prokuroria dhe gjykatat të jenë jashtë ndikimeve politike. Krejt kjo për të zhvilluar  dialogun në një ambient më të përshtatshëm politik nën menaxhim të SHBA dhe BE para se të ndodhë ndonjë konflikt i mundshëm”, tha Thaçi

Tags
Show More

Related Articles

Close