InteresanteLajme

Izet Haxhia, dëshmitari kyç: Isa Mustafa, duhet së paku, të heshtë

Ish-truproja i Sali Berishës, Izet Haxhia, rishfaqet në këtë intervistë për ‘DITA’ i pyetur mbi debatin e hapur ditët e fundit për UÇK-në dhe luftën për çlirimin e Kosovës.

30319784-78-620x264

Ai jep dëshmitë e tij mbi atë që ka parë dhe rolin që luajtur Berisha, Rugova, Bukoshi e Fatos Nano; rolin e Gazidedes në përndjekjen e luftëtarëve të UÇK-së dhe nga kush i merrte urdhrat.

Haxhia thotë se Isa Mustafa të paktën duhet të heshtë.

Por ky rrëfim pjesa e parë e të cilit është botuar sot në DITA shkon edhe tej.

Haxhia flet për një nga enigmat më të mëdha të asaj dhe kësaj kohe, zhdukjen e Remzi Hoxhës.

Më poshtë pjesë nga intervista e gazetarit Xhevdet Shehu me Haxhinë:

– Z.Haxhia, ditët e fundit është hapur një debat për luftën e UÇK-së. A është i vërtetë Isa Mustafa në ato që thotë sipas jush?

– Po e ndjek me interes këtë debat dhe vërej se, si gjithmonë ne shqiptarët e të dyja anëve të trungut tonë të ndarë nuk arrijmë të merremi vesh as për historinë tonë të kaluar e as për atë të afërt.  Nuk biem dot në një mendje as për ata që kanë qenë heronj e patriotë të vërtetë e as për ata që kanë tradhtuar apo sabotuar përpjekjet tona për çlirim e bashkim kombëtar.

Vazhdon akoma ky gjykimi i prerë e i shkurtër dhe klasifikimi në tradhtare apo heronj.

Përderisa do vazhdojmë të jemi kaq ekstremë në gjykimet e vlerësimet tona, në shikimin e ngjarjeve dhe personazheve bardh e zi, do ta kemi shumë të vështirë ta shkruajmë historinë tonë, fatkeqësisht as këtë që e kemi të freskët e përjetuar edhe vetë siç është epopeja çlirimtare e UÇK-së.

Patriotizmi apo atdhedashuria nuk është monopol i asnjë force politike apo grupimi të caktuar.

Nga ato që lam parë e dëgjuar vetë unë do të them vetëm diçka: Pa ekzistencën e UÇK-së, pa nisjen e luftës çlirimtare nga ana e saj, pa aleancat e saj të qëlluara me faktorin ndërkombëtar, Kosova do te vazhdonte akoma edhe sot e kësaj dite të ishte nën thundrën serbe, me qeverinë e famshme të tre përqindshit në ekzil, me presidentin e vetëzgjedhur kontributi i vetëm i të cilit ishin konferencat e e shtypit të ditës së premte.

Liria nuk fitohet as me lutje e as me konferenca shtypi, liria u fitua me gjakun e dëshmorëve të UÇK-së, që ishte e vetmja forcë çlirimtare e Kosovës…

Rruga që ndoqi Rugova ishte një rrugë pa krye dhe pa fund, që po çonte Kosovën drejt një gjendjeje komatike pa zgjim të mëvonshëm.

Ndaj meqë më pyetët për zotin Mustafa unë mendoj që zoti Mustafa nuk ka të drejtën morale të thotë se kush janë çlirimtarët e Kosovës. Edhe në qoftë se nuk ndjen respekt për ata që çliruan Kosovën, – që padyshim që nuk janë as FARK-u, as politika pacifiste e Rugovës, por vetëm e vetëm gjaku dhe lufta e atyre djemve e vajzave të UÇK-së – ai duhet të paktën të heshtë…

–  Mund të përmendni ndonjë emër nga ata që e kanë sabotuar çlirimin e Kosovës?

Mbijetesa jonë si popull në trojet tona etnike ka qenë shumë e vështirë, duke patur parasysh faktin se përballë kemi pasur një armik të egër e dinak që është përpjekur me të gjitha mënyrat të na sundojë e përçajë.

Dora e fshehtë serbe ka qenë shumë e gjatë në Shqipëri e sidomos në Kosovë.

Në mënyrë direkte apo nëpërmjet atyre që kishin shitur shpirtin tek armiku ynë shekullor për poste apo para. Dihen ndikimet serbe në ardhjen e Zogut apo Enverit në krye të Shqipërisë, por unë do të ndalem pak tek Ramiz Alia dhe ata që zgjodhi ai për vazhdimësinë e klanit të tij, që ka qenë klani më antishqiptar e më proserb që ka drejtuar ndonjëherë Shqipërinë.

– Dmth i përkisni atyre që mendojnë se ndikimet serbe kanë vazhduar edhe pas përmbysjes së regjimit komunist në Shqipëri?

– Plotësisht. Dhe jam në gjendje ta argumentoj këtë me fakte.

Në vitet 90-91 u vendos krijimi i grupeve të armatosura dhe dërgimi i tyre në Kosovë për fillimin e luftës çlirimtare.

Këto kanë qenë bërthamat e para luftarake që do të pasoheshin me krijimin e UÇK-së.

Kuptohet, këto grupe u krijuan edhe me dijeninë e shtetit shqiptar e ndihmën, që më vonë doli që nuk ishte e tillë, por ishte një tradhti ndaj tyre nga ana e Shqipërisë e shërbimit të saj sekret me në krye Irakli Koçollarin

Tags
Show More

Related Articles

Close