Shendetesi

Izolimi social rrit rrezikun e sulmit në zemër dhe goditjes në tru

Izolimi social rrit rrezikun e sulmit në zemër dhe goditjes në tru me 40 për qind dhe rrezikun e vdekjes nga ndonjë shkak tjetër me 50 për qind, tregoi një studim gjerman i paraqitur në kongresin e fundit virtual të Akademisë Evropiane të Neurologjisë (EAN).

Studimi ka treguar gjithashtu se mungesa e burimeve financiare rrit rrezikun e rezultateve negative kardiovaskulare.

Të dhënat nga 4316 të anketuar janë analizuar

Hulumtimi i udhëhequr nga doktor Janine Gronewold dhe prof. Dirk M. Hermann nga Spitali Universitar Essen, analizoi të dhënat e mbledhura në mesin e 4316 të anketuarve me një moshë mesatare 59-vjeç.

Pjesëmarrësit në studim nuk vuanin nga sëmundjet kardiovaskulare më parë në fillim të studimit (studim që kishte filluar muaj më parë), por nuk ishte kështu edhe pas pandemisë COVID-19.

“Ne tashmë e dimë se ndjenjat e vetmisë ose mungesa e kontaktit me miqtë e afërt dhe anëtarët e familjes mund të ndikojnë në shëndetin fizik”, tha Dr Gronewold. “Ky studim sugjeron që marrëdhëniet e forta shoqërore kanë një rëndësi të madhe për shëndetin e zemrës dhe mund të krahasohen me faktorët e zakonshëm mbrojtës, siç janë presioni normal i gjakut, nivelet e pranueshme të kolesterolit dhe pesha normale e trupit”.

Profesori Joeckel, një nga shkencëtarët e përfshirë në studim, tha se “ky vëzhgim është veçanërisht interesant në mes të masave të izolimit për shkak të pandemisë coronavirus, kur kontaktet sociale në shumë shtete janë të kufizuara ose kanë qenë deri vonë”.

zemraorg

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button