Facebook me pagesë?
Facebook qe nga 1 janari i vitit te ardhshëm do te behet me pagese për secilin nga përdoruesit e tij. Pagesa do te jete 2.99 dollarë ne muaj.
Ky ishte lajmi qe shqetësoi dhe inatosi pak dite me pare thuajse te gjithë përdoruesit e rrjetit me te famshëm botëror, te cilët ne shumice e komentuan këtë lajm si një thirrje për ta abandonuar atë, menjëherë sapo iniciativa te hynte ne fuqi.
Sipas burimeve kjo gjë ishte bere me dije gjate një konference për shtyp, ku vete Mark Zuckerberg kish deklaruar përpara gazetareve se kjo ishte një mase qe ndërrmerrej për te përballuar kostot ne rritje te shpenzimeve për mbajtjen e rrjetit.
E vërteta është se ashtu sikurse e kane pohuar edhe me pare drejtuesit e larte te Facebook, dhe ne radhe te pare vete Zuckerberg, rrjeti i famshëm do te jete falas për te gjithë përdoruesit e tij, një koncept ky qe është i sintetizuar edhe ne Homepage-n e tij, përmes sloganit: Facebook është falas dhe kështu do te jete përgjithmonë”.
Ne fakt nuk është hera e pare qe dalin thashetheme te tilla ne lidhje me Facebook, por te sjella ne forma te ndryshme.