Albachat, Zemra, Muzik Shqip, Humor Shqip, Zemra Chat, Horoskopi Vjetor, Tregime Dashurie, Muzik Shqip, Filma Shqip, Mp3 Shqip, Radio Zemra, Poezi Dashurie, Sms Dashurie, Horoskop Shqip, Barcoleta , Kuriozitete , Forum Shqip, Tregime Erotike, Tregime Seksi, Barcoleta 18+, Lajme Shqip, Edukata Seksuale, Teknologjia, Maqedonia, Kosova, Shqiperia, Shqip Chat, Albanian Chat, Foto Galeri, Fjale Te Urta, Shkarko Programe , Mp3, Muzik, Tekste Kengesh, Islami, Shendeti, Festa Islame, Lajme Sportive!

Ja si u rrahën “Ballistët” dhe tifozët nga Mali i Zi (Foto/Video)

25

Telegrafi Maqedoni raportoi ekskluzivisht për zënkën e tifogrupit ”Ballistët” me tifozët nga Mali i Zi të quajtur ”Varvari” (Barbarët). Zënka ka ndodhur në rrugën Gostivar – Kërçovë.

pol
Një autobus me tifoz malazez të ashtu quajtur ”Varvari” (Barbarët) të cilët janë nisur për të mbështetur ekipin hendbollit ‘Buduçnost’ në ndeshjen kundër ekipit të hendbollit për femra ‘Vardar’, kanë sulmuar dhe kanë thyer xhamat e autobusëve të tifozëve të ekipit të ‘Shkëndijës’, ”Ballistët”.

Burime brenda tifozëve ‘Ballistët’ për Telegrafi Maqedoni thanë se tifozët malazez kanë provokuar ‘Ballistët’, duke ngritur tre gishta dhe më pas edhe i kanë sulmuar. Në ato çaste kanë arritur edhe dy autobusët tjerë të tifozëve tetovarë, të cilët u kanë dalë në mbrojtje grupit të parë, me çka ka ardhur deri te përleshja fizike.

Trembëdhjete persona prej tyre dy më rëndë është bilanci në një përleshje që ka ndodhur gjatë ditës së sotme mes dy grupeve të tifozëve në Stazhë në autostadën Gostivar – Strugë.

Sipas policisë, dy autobus me tifozë të “Buduqnost” nga Mali i ZI të cilët shkonin nga Shkupi për në Shqipëri ishin ndaluar nga tifozët e ekipit futbollistik tetovar “Shkëndija”, siç njihen me emrin Ballistët, pas së cilës shpejt kishte filluar përleshja mes dy grupeve.

Gjithësejt 13 persona, 11 prej të cilëve janë shtetas të Malit të Zi dhe dy maqedonas u plagosën në një përleshje masive mes tifoëzve të Buducnost të Podgoricës dhe Shkëndijës së Tetovës.
Shumica e të lënduarve, kryesisht malazez janë transferuar në spitalin e Gostivarit, ndërsa dy me lëndime të rënda në Klinikën e Shkupit.

Policia ka kryer inspektimin në vendin e ngjarjes për të zbardhur arsyen e incidentit.

Comments are closed.