VIP

Kate Hudson fejohet në fshehtësi

Aktorja amerikane Kate Hudson është fejuar me të dashurin e saj Matt Bellamy (vokalist i grupit ‘Muse’) të hënën në Angli.

Sipas ‘The Sun’, aktorja dhe këngëtari, pas një feste të vogël me familjarët në një hotel në Londër, udhëtuan për në Los Angeles për të vazhduar me një festë më të madhe.

“Ishte një festë e vogël me shumë pak të ftuar. Hudson donte ta mbante sekret fejesën e saj në mënyrë që të festonte e qetë me familjarët para se lajmi të bëhej publik”, tha një burim i ‘The Sun’.

Kate Hudson dhe Matt Bellamy kanë rreth 6 muaj që janë bashkë.

Para disa javësh u mësua se aktorja pret një fëmijë.

Tags
Show More

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Close