Kronika e ZezeLajmeMaqedonia

Kjo është e vërteta e vrasjes së Angellit, sipas familjarëve të Naserit dhe avokatit!

2Anëtarët e familjes së Naser Eshtrefit, si dhe avokati mbrojtës, Rubin Dvojakov, për gazetën Koha kanë pohuar se arma me të cilën është vrarë i ndjeri Angel Petkovski, është arma me të cilën është sulmuar vrasësi nga i ndjeri. Për këtë arsye, ai është dorëzuar vet në polici”, pohon avokati dhe familjarët.

Një variant krejtësisht ndryshe nga versioni zyrtarë i Ministrisë së Brendshme për vrasjen e të riut Angel Petkovski, ka dhënë mbrojtja e të dyshuarve për vrasjen e 18 vjeçarit, avokati Rubin Vdojakov dhe vet familja nga fshati Gërçec i komunës së Sarajit. Sipas tij e vërteta e rastit nuk korrespondon me atë që thuhet në opinionin, ndërsa thekson se është logjik rrëfimi i 19 vjeçarit. Naser Eshtrefi se si ka ndodhur e gjithë ngjarja.

“Gjatë bisedës që pata me Naserin më informoi se pasditen kritike kishte shkuar për të vjedhur biçikletën, por ai ka mohuar posedimin e një thike. Më informoi se në vendin e krimit ai është sulmuar nga vet viktima dhe nga babai i tij. Dëshmi për sulmin janë lëndimet që ka marrë Naseri në kokë dhe në kurriz”, – thotë avokati mbrojtës Rubin Dvojakov.

Sipas tij, thika që është përdorur gjatë krimi ka qenë e viktimës Angel Petekovski.

“Naseri në vetëmbrojtje ka arritur t’ia marrë thikën dhe e ka goditur me të”, – tha avokati Rubin Davjakov, duke u bazuar në versionin e rrëfimit të parë të Naser Eshtrefit rreth vrasje në ditën kritike.

Sipas dëshmisë së avokati, Naseri i cili ka probleme me shikimi, paraprakisht është keqtrajtuar rëndë nga sulmuesit, me ç’rast ka fituar lëndime të rënda trupore, të cilat edhe i kanë dokumentuar. Gjithashtu i thekson se Naseri vet i është dorëzuar policisë.

Edhe familjarët e Naserit nga fshati Gërçec i Shkupit kanë thënë po thuajse versionin e njejtë si të avokatit rreth vrasjes në Gjorçe Petrov. Gjyshi i të akuzuarve, Ilmi Nuishi thptë se Naseri e ka vrarë viktimën në vetmbrotje, transmeton Zemra.org.

“Naseri e ka prerë më thikë maqedonasin në vetëmbrojtje, edhe at me thikën e maqedonasit i cili ka dashur ta pret Laserin… Angeli me të atin e tij fillimisht e kanë goditur Naserin atë me veturë. Më pas plaku ka dalë nga vetura dhe e ka goditur me bejsboll Naserin, kurse djali i tij 19 vjeçar e ka therë me thikë në duar. Në një moment atij i ka rënë thika, të cilën e ka kapur Naseri dhe e ka therë në vetëmbrojtje”, ka thënë gjyshi i Naserit, Ilmi Nuishi për Gazetën Koha. Ai më tej tregon se derisa babi i viktimës i ka mëshuar me shkop bejsbolli, Naseri disi ka arritur të ik, kurse tani më viktima e ka ndjekur me thikë. “Pasi ka arritur ta kap, e ka sulmuar me thikë dhe gjatë përleshjes ia ka prerë duart Naserit. Avokati tregon se përveç plagëve të rënda të marra në shpatullat prej shkopit të bejsbollit, ka pasur edhe plagë të rënda apo çarje në kokë, si dhe duart e prera në disa vende, Kur i ka pyetur avokati policës në stacionin policor se pse e keni rrahur kështu, ati i janë përgjigjur se ai në stacion policor ka ardhur me këtë plagë”, – thotë Ilmiu.

Më pas thotë Ilmiu, sipas fjalëve të avokatit, Naseri i ka thënë se deri sa viktima i ka mëshuar me thikë duarve, – “Përnjëherë i ka ra thika në tokë dhe ai ka arritur ta merr thikën nga toka dhe duke ikur mbrapa i ka mëshuar me thikë dy herë. Pastaj Naseri ka shkuar dhe është fshehur te një shtëpi dhe aty ka qëndruar deri sa  kanë ardhur policia, ai ka dalë betë nga shtëpia ku është fshehur dhe u është dorëzuar policëve. Sipas tij, Naseri në polici ka kuptuar se Angeli ka ndërruar jetë.

Edhe familjarët e Naserit nga fshati Gërçec i Shkupit kanë thënë se djali i tyre asnjëherë më parë nuk ka marrë pjesë në plaçkitje ose akte tjera kriminele.

zemraorg

Related Articles

Back to top button