VIP

Lady Gaga, këngëtarja U30 më e paguar

Lady Gaga është vip-i më i paguar në botë nën moshën 30-vjecare, me 90 milionë dollarë në vit.

Këngëtarja, e famshme për fasadën e saj ekscentrike, ka fituar kështu titullin e mbretëreshës së klasifikimit të “Forbes” për yjet e spektaklit nën moshën 30-vjecare.

Klasifikimi vijon si më tej: Në vend të dytë këngëtari kanadez Justin Biber me 53 milionë dollarë; ndërkohë që medalja e bronzit i shkon yllit të Miami Heats, LeBron James, me 48 milionë, 1 më shumë se tenisti Roger Federer që renditet i pesti.

Sportistët e tjerë në listën e ‘top ten’ janë Cristiano Ronaldo, i shtati me 38 milionë dollarë, Leo Messi me 32 dhe Rafael Nadal me 31, në vendin e dhjetë.

Ndërsa lista e yjeve të showbiz-it vijon me Taylor Swift, e pesta me 45 milionë dollarë, Kate Perry e gjashta me 44 milionë dhe Beyonce e teta me 34 milionë.

Show More

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button