VIP

Leonora Jakupi ka një mesazh për shqiptarët (Foto)

Këngëtarja Leonora Jakupi, pritet që në ditën e pavarësisë të sjell projektin e saj të ri, me të cilin do të rikthehet pas një pauze të shkrutër.

leonora-j-770x478

Këngëtarja nga Drenica do të sjell këngën e saj të re për të cilin ka thënë se ka punuar 2 vite pikërisht në ditën e pavarësisë më 17 shkurt, e kjo është vendosur për shkak se kënga mban një porosi për popullin i cili më shumë së kurrë është i përçarë.

leonora-2

“Këtë projekt e kam filluar afër dy vite arsyeja pse është vonuar është sepse kam dashur që të jetë diçka speciale për këtë festë të madhështore gjithashtu dhe për fansat e mi. Vonesa e kësaj kënge dedikuar Pavarsisë së Kosovës e arsyeton sepse ka dal një këngë jashtëzakonisht e realizuar mirë dhe ka një mesazh senziblizues për shqiptarët e Kosovës”, ka thënë Leonora Jakupi për Zemra.org.

leoo

Ky mesazh i përcjellur përmes këngës së Leonorës merr kuptim edhe me të madh tash kur situata në Kosovë nuk është më e mira e mundshme, prandaj këngetarja shpreson se kënga e saj do të jetë një mesazh senzibilizues për popullin.

Show More

Related Articles

Back to top button