VIP

Lindsay Lohan në lidhje me një burrë të martuar

llLindsay Lohan ka pranuar se është në lidhje me një burrë të martuar, i cili ka edhe fëmijë.

Pas rrëfimit se kohë më parë ka abortuar, aktorja problematike ka zbuluar një tjetër detaj nga jeta e saj.

“Ky tipi me të cilin po dal më dërgoi një aeroplan privat se donte të më shihte… por ai është i martuar dhe ka fëmijë”, ka treguar aktorja për KODE Magazine.

27-vjeçarja ka pasur probleme të shumta të vartësisë nga droga dhe alkooli në vitet e fundit, saqë shpeshherë ka përfunduar në rehabilitim.

Kohët e fundit, ajo ka qenë pjesë e një shou real, gjatë të cilit, siç ka thënë, ka abortuar fëmijën e saj.

zemraorg

Related Articles

Back to top button