KosovaLajme

Lirohet “Princ Valentino Corleone”

193-460x300Princ Valentino Corleone, po rrinte i qetë dhe po shoqërohej nga familjarët dhe shoket, derisa pinte pijet e tij të preferuara. Ai kishte nevojë për ajër të pastër, dhe nuk përton të thotë, me plot gojë, se liria e tij ishte cenuar pa ndonjë arsye për disa ditë me burg.

“Nuk ka pasur as edhe të vetmen provë për të më mbajtur në burg, nuk ka asgjë, çdo gjë është e pastër dhe unë jam në liri, procedurat e tjera të mbetura do të tregojnë se unë në tersi në këtë rast jam i pastër si loti, si uji që po e pijë dhe si ky ajër i lirisë që po e marrë”, thotë për xlpress.tv, Princ Valentino Corleone.

Ditët e qëndrimit në burg Princ Valentino Corleonen, nuk e kanë bërë ta humb humorin. Nuk e kanë thyer, nuk e kanë bërë më të dobët, por absolut siç thotë ai, e kanë bërë më të fortë. Ai tregon se “tan burgu ka mbetur i mërzitur”, me daljen e tij në liri, ngase në burg kishte pasur një solidarizim të plotë në mes të të burgosurve në shkëmbimin e gjësendeve që njeri tjetrit u mungonin.

“E di se dikush është kënaqur me burgosjen time, por ata që kanë menduar se mund të me thyejnë, mund të më fundosin, e kanë gabim. Unë kam një shpirt të madh sa Oqeani Pacifik, dhe thjeshtë mendoj paqë dhe dashuri për popullin”, thotë Princ Valentino Corleone.

Ai e mbanë mend ditën e dorëzimit në polici, kur po shkonte të informohej nga policia se cila ishte arsyeja e kërkimit të tij. “E lash Hamerin ndezur, e lash të dashurën nga Italia ( me origjinë nga Kuba) në veturë, mendova se do të kthehesha shpejt, por jo, as sot nuk e di pse më kanë ndalë, pse më mbajtën në burg, pa asnjë fakt, pa asnjë provë” tregon Princ Valentino Corleone, duke shtuar se “për të ligët apo tepricat e tokës,jam shumë i rrezikshëm,sa që nuk keni ide, absolut”.

Njëri nga njerëzit më karizmatik të Shoë biz-it shqiptar dhe më gjerë Princ Valentino Corleone, thotë se dy javët e tjera do të jenë pushim dhe relaks. “Pas dy javësh do të vijnë risit në house music, në shoëbiz dhe surpriza të tjerat. Keni durim pritni”, thotë Princ Valentino Corleone.

Show More

Related Articles

Back to top button