VIP

Mario Balotelli kërkon test atësie

Ish-e dashura e Mario Balotellit, Raffaella Fico, deklaroi të hënën se është shtatzënë dhe bart fëmijën e futbollistit italian, mirëpo sulmuesi i Manchester Cityt kërkon dëshmi që fëmija është i tij.

“Edhe pse do të preferoja të mos flas për jetën time private në publik, ndjehem i obliguar që të sqaroj, njëherë e përgjithmonë, marrëdhënien time me Raffaella Fico. Lidhja jonë përfundoi në fillim të muajit prill dhe që atëherë nuk jemi takuar, e as jemi dëgjuar me njëri-tjetrin”.

“Unë nuk kam pasur të bëj asgjë me jetën e saj dhe Raffaella nuk ka pasur asgjë me jetën time. Raffaella e di se që nga momenti kur jemi ndarë, unë nuk kam pasur dhe nuk e kam ndërmend që t’i kthehem”.

“Para disa ditësh mësova nga të tjerët se Raffaella ishte shtatzënë. Për këtë arsye vendosa ta kontaktoj dhe vetëm pas pyetjes që bëra më është konfirmuar si e vërtetë”.

“Ndjehem i zhgënjyer. Mendoj se nuk është normale të mos dish asgjë deri në muajin e katërt. Nuk e di pse nuk më ka kontaktuar menjëherë që të më thotë diçka kaq të rëndësishme”.

“Unë do t’i marr të gjitha përgjegjësitë kur ta kem dëshminë se unë jam babai”, thuhet në një komunikatë të lëshuar nga Balotelli.

Tags
Show More

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Close