VIP

Martohet Kate Moss

Top modelja britanike Kate Moss është martuar me të fejuarin e saj, muzikantin rok Jamie Hince, në një kishë të vogël të një fshati anglez, me fustan të bardhë e shoqëruar nga 15 shoqëruese nusesh.

Modelja, 37 vjeçe, dhe Hince, 42, kitaristi i Kills, pas ceremonisë kanë pozuar për fotografitë jashtë kishës së fshatit të Southrop, në Anglinë jugore.

Për atë, që ka njohur muzikatin në 2007, ka qenë martesa e parë.

Kate Moss mbante veshur një fustan të bardhë pa mëngë të dizajnuar nga miku i tij John Galliano, sipas deklarimeve të “Womens Wear Daily”.

Lila, vajza 8 vjeçare e modeles, ishte mes 15 shoqërueseve, e gjitha e veshur me ngjyrë pana, sipas mediave britanike.

Çifti do të festojë për tre ditë në një shtëpi të Kate Moss jo shumë larg zonës.

Tags
Show More

Artikuj te ngjajshem

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Close