Lajme

Mbi 100 shqiptar nga Tetova marrin libreza të LSDM-së?

Mbi 100 shqiptar nga Tetova janë bë anëtarë të LSDM-së, këtë e konfirmojnë për portalin TetovaSot edhe nga LSDM-ja në Tetovë. Nga LSDM-ja thonë se dyert e partisë sonë janë të hapura për këdo pavarësisht nacionalitetit. Marrja e librezës së LSDM-së nga ana e shqiptarëve ka filluar nga momenti kur lideri i opozitës maqedonase ka filluar ti plas bombat. “Kanë ardhur nga ditët e para pas shpërthimit të bombave “ E vërteta për Maqedoninë”, dhe ne i pranuam si anëtarët tonë, nuk ka asnjë problem. Numri ka shkuar mbi 100 deri më tani dhe ne besojmë se do të rritet” u shprehën për TetovaSot nga LSDM-ja.

Portali TetovaSot arriti të kontaktojë me njërin shqiptar i cili sapo mori librezë të LSDM-së. Ai u shpreh hapur se është bërë anëtar  duke thënë se shqiptarët  shumë vite e kanë mashtruar.  “Po sapo u bëra anëtarë dhe mendojë se Zaevi  sa do pak e tregoi sinqeritetin e tij ndaj të vërtetës, Zaevi zbardhi shumë raste ku liderët tanë nuk i kanë zbardhur me vite, andaj tani më shumë i besojë këtij se sa këtyre tonëve.” U shpreh tetovari i cili nuk dëshironte ti shkruhej emri.

I pyetur nga TetovaSot mos vallë je bërë anëtarë që nesër mund të punësohesh më shpejt nëse LSDM-ja merr pushtetin ai u përgjigj shkurt duke thënë se s’më duhet puna por e vërteta për shqiptarët. “Jam i punësuar, por e mbështes Zaevin, sepse dua që shqiptarët e pafajshëm të lirohen dhe të dënohen ata që kanë bërë krim, këta që kanë rrjepur popullin me vite bashkë me liderët shqiptarë, këta duhet të vuajnë dënimet e jo ata që kalben në burgjet  e që nuk kanë faj” tha në fund tetovari.

Ndryshe në LSDM ka edhe shqiptarë që janë në nivele të larta partiake.

Show More

Related Articles

Back to top button