Shendetesi

Mënyra e ushqyerjes së babait ndikon tek identiteti juaj gjenetik

Shkencëtarët bëjnë të ditur se ndikimet ambientaliste, përballë të cilave ekspozohet babai, ndikojnë në riprogramimin e zhvillimit gjenetik tek fëmijët e brezit të ri.

Në studimin e zhvilluar nga Universiteti i Teksasit dhe Fakulteti i Mjekësisë së Universitetit Massachusetts, është analizuar ushqyerja nën ndikimin e faktorëve ambientalistë.

Sipas studimit, ushqyerja tek gjitarët ka ndikuar tek gjenet e transmetuara nga njëri brez tek tjetri. Bazuar në këtë fakt, faktorët ambientalistë të babait mund të ndikojnë në shfaqjen e shqetësimeve të ndryshme si sëmundje zemre, diabeti etj.

“Para fillimit të një shtatzënie është shumë e rëndësishme të përcaktohet mënyra e jetesës së babait, çfarë bën dhe nga cilat sëmundje rrezikohet” u shpreh Oliver J. Rando një nga iniciatorët e studimit.

Për të testuar këta hipoteza, Rando dhe shokët e tij ushqyen dy grupe minjsh meshkuj me dy dieta të ndryshme.

Ndërkohë që grupit të parë i praktikuan një dietë standarde, grupi i dytë është ushqye me një dietë të varfër me proteina. Për të parandaluar efektet nga nëna të gjithë minjtë femra u ushqyen me të njëjtën dietë.

Duke analizuar fëmijët e grupit i cili ishte ushqyer me dietën me pak proteina, Rando dhe grupi i tij zbuluan diçka të çuditshme. Kur këta minj u krahasuan me fëmijët e minjve të grupit standard, u pa një rritje në gjenet përgjegjëse për yndyrën dhe kolesterolin.

Tags
Show More

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Close