VIP

Mihrije Braha operon duart

Këngëtarja Mihrije Braha ka bërë një ndërhyrje kirurgjike në duar. Ajo thotë që këtë e bëri jo për estetikë, por për shkak të problemeve që kishte me duar tani e disa vjet.

Gjatë ditës së djeshme ajo operoi njërën dorë, ndërsa pas 1 muaji do ta operojë edhe tjetrën.

“Shumëkush mund të mendojë se po bëj ndonjë operim estetik, por e vërteta është se tani e disa vjet kam pasur problem me duar, të cilat shpeshherë më mblidhnin yndyrë dhe tani nga padurimi i dhimbjeve vendosa t’i operoj”.

“Operacioni është mjaft i vështirë sepse duhet ndërhyrë në fije nervore dhe tretmani do më zgjasë 10 ditë, duke mbajtur dorën në gips. Pas 10 dite do të operoj dorën tjetër, por uroj që të mos kem problem me duar”, ka thënë Mihrija për të përditshmen “Zëri”.

Ajo gjithashtu ka bërë të ditur se sapo të shërohet do të lansojë një këngë të re, të realizuar nga Jeton Berisha. Sipas saj kënga do të lansohet bashkë me klip.

zemraorg

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button