VIP

Monica Belluci e dashuruar ne miliarderin rus Ismailov

Monica Bellucci është ndarë nga aktori francez Vincent Cassel pasi ka një lidhje me biznesmenin azer Telman Ismailov.

Lajmin e ka publikuar “haqqin.az”, një portal nga Azerbajxhani që merret me thashetheme VIP-ash.

Zërat për një lidhje mes aktores bukuroshe italiane dhe miliarderit Ismailov kanë nisur që në vitin 2009, kur Bellucci mori pjesë në inaugurimin në Antalia të Turqisë të një hoteli luksoz të ndërtuar pikërisht nga Ismailov.

57-vjeçari Ismailov, pronar i grupit imobiliar rus Ast, ka famë si Don Zhuan dhe ka bërë bujë me shpërblimet e majme që i ka dhënë këngëtareve si Mariah Carey dhe Jennifer Lopez për të kënduar në festat e tij të ditëlindjes.

Gjithashtu, në mbrëmjet e organizuara prej tij kanë qenë të pranishëm edhe personazhe si Sharon Stone, Richard Gere, Paris Hilton dhe sigurisht Monica Bellucci.

[portfolio_slideshow id=17428]

Show More

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button