DashuriaEdukata Seksuale

Sinjalet e mungesës së seksit

Sinjalet të cilat mund t’i vëreni për shkak të mungesës së seksit, janë nervoza, tensioni, migrena, stresi, mungesa e apetitit, mungesa e gjumit, ndjenjat kontradiktore për persona të caktuar, si dhe fantazitë e shpeshta seksuale që paraqiten natën.

Mungesa e jetës seksuale shkakton shumë reaksione, ndërsa në rastet ekstreme mund të sjellë deri te gjendjet shumë të rënda- skuqje, irritim, zemërim dhe të ngjashme. Personat e tillë mund të fillojnë t’i lëndojnë njerëzit afër tyre, duke qenë se nuk kanë arritur t’i lexojnë shenjat trupore.

Kur të arrini që në tërësi të jeni në gjendje që t’i njihni shenjat e trupit tuaj që ju flasin se keni nevojë për seks, do ta keni shumë më të lehtë që t’i kuptoni edhe periudhat kur lajmërohen këto simptoma të pakëndshme. Nëse e arrini këtë, atëherë do të mund t’i ndaloni ato. Intervalet dallojnë te personat e ndryshëm, por varen edhe nga faktorë të caktuar, siç është mosha, gjinia, mënyra e jetës, gjendja psikike, shtatzënia, menopauza e të ngjashme.

Mbi të gjitha, mundohuni të gjeni kohë dhe ta analizoni veten, nevojat dhe dëshirat tuaja. Në këtë mënyrë do ta kuptoni se çfarë duhet të bëni për t’u kthyer “në rrugën e duhur”.

Show More

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button