Teknologji

Në dhjetor, Samsung del me Galaxy Xcover

Samsung Galaxy Xcover, i cili është një model “i fortë” i telefonit të Samsung që bazohet në Android, ishte paralajmëruar gjatë muajit të kaluar, ndërsa tani duket se i njëjti do të vijë së shpejti edhe në tregun evropian, përkatësisht në Mbretërinë e Bashkuar prej muajit dhjetor.

Telefoni më i ri i kompanisë jug-koreane, përkatësisht Samsung Galaxy Xcover është i certifikuar me standardin iP7, që do të thotë se pajisja është e mbrojtur nga pluhuri, uji, dhe pikat e shiut që mund të bien në të, ndërsa telefoni mbështetet nga Android Gingerbread.

Galaxy Xcover posedon një ekran të ndjeshëm në prekje me 3.65 inç, i cili gjithashtu është i mbrojtur nga gërvishtjet, ndërsa i njëjti vjen edhe me kamerën prej 3.2 mega-piksel, si dhe LED ndriçues, i cili mund të përdoret edhe si bateri ndriçimi.

Show More

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button