LajmeMaqedoniaZgjedhje

Nevzat Bejta në Gostivar fitoi opsioni i BDI-së, faleminderit shqiptarëve!

xatiShefi i Shtabit komunal zgjedhor të Degës së BDI-së në Gostivar, Nevzat Bejta, përpara masës së tubuar para selisë partiake në Gostivar, shpalosi rezultatet nga Zgjedhjet Presidenciale të mbajtura në territorin e komunës së Gostivarit me 13 Prill.

Që në fillim Bejta falënderoi popullatën shqiptare të rajonit të Gostivarit për përgjigjen pozitive ndaj Konceptit që BDI-ja e promovoi për zgjedhjet presidenciale, pra bojkotit nga ana e shqiptarëve ndaj Presidentit të njëanshëm.

“Ju falënderoj të gjithëve për angazhimin që keni bërë gjatë kësaj kohe. Rezultatet kanë dalë në interes të projektit të kryetarit të Bashkimit Demokratik për Integrim z. Ali Ahmeti. Në vendbanimet e banuara me shumicë shqiptare mbi 80 përqind e popullatës shqiptare i thanë JO kandidatit për president i cili është i pa pranueshëm nga shumica e qytetarëve shqiptarë.

Në qytetin tonë të Gostivarit, Partia Demokratike Shqiptare prej numrit të përgjithshëm 76945 vota kanë marrë 3931 vota, Social Demokratët kanë marrë 4710 vota dhe VMRO-DPMNE 6952 vota. Ajo që është më kryesore fitoi opsioni jonë dhe tash na mbetët që këto rezultate ti përsërisim edhe në zgjedhjet e parakohshme parlamentare që do mbahen me 27 Prill”, u shpreh Shefi i Shtabit komunal Zgjedhor të BDI-së, Nevzat Bejta.

Bejta i ftoi simpatizantët dhe aktivistët e partisë që nga dita e nesërme të vazhdojnë me aktivitet me qëllim që me 27 Prill BDI-ja të del edhe më e fuqishme në Gostivar.

Tags
Show More

Related Articles

Close