LajmeMaqedoniaPolitika

Partia e Rufi Osmanit më e votuara nga studentët

Nëse zgjedhjet e ardhsme parlamentare në Maqedoni do të përfundojnë me rezultatet sikur ato të sondazhit në portalin e studentëve studentet.info, skena politike, në kampin e shqiptarëve në Maqedoni do të përmbysej tërësisht, dhe fitues do të dilte Rufi Osmani me Rilindjen Demokratike Kombëtare.

Për vetëm disa ditë prej se ka nisur votimi përmes portalit studentet.info, RDK-ja e Rufi Osmanit tashmë rezulton subjekti më i preferuar, me 33 për qind të votave.

Partia Demokratike Shqiptare aktualisht është e dyta me 26 %, ndërsa Bashkimi Demokratik për Integrim rezulton e treta me 20% të votave. Ndërkaq, Demokracia e Re dhe Bashkimi Demokratik Shqiptar kanë nga 6 %.

Derisa sondazhi përmes portalit nuk është hulumtim i opinionit, dhe rezultatet e tij në asnjë mënyrë nuk mund të cilësohen si tregues i saktë i vullnetit të elektoratit, meqë qasja në votim është e kufizuar vetëm për përdoruesit e kompjuterit dhe internetit, dhe mostra e respondentëve nuk e reflekton përbërjen e popullatës, rezultatet megjithatë, tregojnë një trend tek shfrytëzuesit e portalit. Sondazi ka përfshirë 1075 votues.

Show More

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button