Albachat, Zemra, Muzik Shqip, Humor Shqip, Zemra Chat, Horoskopi Vjetor, Tregime Dashurie, Muzik Shqip, Filma Shqip, Mp3 Shqip, Radio Zemra, Poezi Dashurie, Sms Dashurie, Horoskop Shqip, Barcoleta , Kuriozitete , Forum Shqip, Tregime Erotike, Tregime Seksi, Barcoleta 18+, Lajme Shqip, Edukata Seksuale, Teknologjia, Maqedonia, Kosova, Shqiperia, Shqip Chat, Albanian Chat, Foto Galeri, Fjale Te Urta, Shkarko Programe , Mp3, Muzik, Tekste Kengesh, Islami, Shendeti, Festa Islame, Lajme Sportive!

Një histori suksesi, rrëfehet emigranti, si arrita të ndërtoj fabrikën time në Zvicër

22

Historia e Hamdi Zaimit nga Gositvari është një histori tjetër suksesi e bashkatdhetarëve që jetojnë jashtë vendit.

I emigruar në Zvicër qysh në moshën 16 vjeçare, Hamdiu ka arritur të ndërtoj një fabrikë për përpunimin e metaleve, e cila është e njohur në mbarë botën.

Ai rrëfen për “Bota sot”, rrugën e jetës së tij, nga një nxënës emigrant deri tek momenti kur vendosi të hapë fabrikën e tij, në vitin 2009.

“Unë jam Hamdi Zaimi nga Gostivari. Kam ardhur në Zvicër që në vitin 1990, në moshën 16 vjecare. Kam filluar shkollën këtu si Programues Makinerie e cila ka zgjatur 4 vite. Pas katër viteve kam vazhduar me shkollimin e mëtutjeshëm dhe tani jam Inxhinier i Makinerisë. Pas kësaj, kam punuar si udhëheqës i disa Firmave të njohura në botë si Leica Geosystems dhe Thysenkrupp. Më vonë, në vitin 2009 mora kurajën dhe fillova e hapa një fabrikë timen me emrin MECHATECH GmbH, ku së pari kam punuar vet dhe tash jemi gjithsej 7 veta na Punëtori”, thotë Zaimi për “Zemra.org”.

hzaimi

Zaimi tregon se Fabrika e tij, bënë prodhimin e makinerive të ndryshme, për disa firma të njohura në botë.
“Bëjmë Prodhimin e Makinerive të ndryshme, për disa Firma të njohura në botë, si për Industrinë Automobile dhe industri të ndryshme. Jemi një Fabrikë e vogël, por jemi shumë të hapur me punë në Evropë.  Prodhojmë për Kompaninë e njohur austriake Zumtobel, komplet makinat për prodhimin e Dritave.  Prodhojmë po ashtu për Thyssenkrupp, në gjithë botën që janë makina Matëse për boshtin e rrotullimit, e kështu me radhë”, shprehet ai.

Tutje, Zaimi tregon se ndonëse është një punë e rëndë, ai dhe familja e tij kanë arritur të integrohen mjaft mirë në Zvicër.

“Ky është një biznes shumë i rëndë për tu ber në një shtet të huaj, por po mundohemi të japim Maksimumin, pasi edhe jemi të Integruar mirë këtu në vendin ku jetojmë dhe veprojmë. Punëtorët i kemi gjithë të huaj, përveç shoqes time që është si zyrtare. Në fillim, kur kemi filluar, ishim në Krizën më të madhe që ndodhi në vitin 2009, duke menduar se do të bëhet më mirë dhe filluam me 2 makina prodhimi për gdhendjen apo punimin e Metaleve të Ndryshme. Kurse tash kemi 12 Makina të standardeve më të reja që vlerën e kanë diku 5 milion CHF. Në vit për momentin rrotullojmë diku 3-4 milion CHF, vitin e kaluar 2.6 milion”, shprehet ai.

Ai tregon edhe për familjen e tij e cila përbëhet nga bashkëshortja dhe dy fëmijët.

“Përndryshe jam 41 vjecar i Martuar me shoqen Time Fatmire Zaimi dhe kam 2 fëmijë. Vajza 19 vjeçare Merjem Zaimi, e cila studion Medicinen dhe është kryetare e rinisë në Komunën ku jetojmë në Buchs të SG. Kurse djali 18 Vjeçar ka mbaruar drejtimin tim si Konstrukteur viti i 2 e cila zgjat 4 vite”, përfundon Hamdi Zaimi.

Comments are closed.