Teknologji

Nokia lanson modelin N8 Pink

Nokia e ka shtuar edhe një model të telefonit në linjën e saj të telefonave Nokia N8. Më saktë, bëhet fjalë për modelin e ri të telefonit, Nokia N8 Pink.

Përveç ngjyrës, Nokia N8 Pink ka edhe disa karakteristika të ngjashme me modelin original të këtij telefoni, Nokia N8.

Për ata që nuk e dinë, Nokia N8 posedon kamerën e fuqishme me 12MP Carl Zeiss, ndriçuesin nga Xenon, si dhe opsionin për incizimin e videos në HD në 720p, plus portin HDMI.

Ky model posedon edhe ekranin e ndjeshëm në prekje me 3.5 inç, me rezolucion 640 x 360, si dhe memorien e integruar me 16GB, pa përfshirë edhe microSD.

Tags
Show More

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Close