LajmePolitika

Kina njeh Kosovën?

Topat e futbollit të prodhuar në Kinë, me hartën shtetërore të Serbisë, kanë shkaktuar tërbim në këtë republikë. Kjo pasi topat e ardhur nga Kina nuk kanë përfshirë edhe Kosovën në hartën e Serbisë.

Topat kanë kaluar nëpër doganën serbe pa u vërejtur fare, edhe pse një hartë e tillë, sipas Kushtetutës serbe, përbën shkelje të ligjit.

Sipas asaj që shkruan “Kurir”, këta topa mund të blihen kudo nëpër dyqane kineze në Serbi, transmeton Zëri.

Edhe Ministria e Bujqësisë dhe Tregtisë është deklaruar se është e njoftuar për një skandal të tillë, dhe se një ekip i inspektorëve ka dalë në teren për ta vërtetuar këtë rast.

zemraorg

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button