BotaKronika e ZezeLajme

Pedofili kriminel e dhunoi dhe mbyti 6-vjeçaren (Video)

Kamerat për mbikëqyrje të sigurisë në rrugë në Bangkok të Tajlandës, kanë xhiruar një pedofil derisa mbante për dore gjashtëvjeçaren Atitaja Pehdon, të cilën e [wp-like-locker]thërrisnin “Cartun” (Film vizatimor), vetëm pak çaste para se ta dërgonte atë në një truall të braktisur, ku e kishte përdhunuar seksualisht dhe e kishte ngulfatur deri në vdekje.

Në bazë të xhirimeve është vërtetuar se bëhet fjalë për personin i cili edhe më parë ishte dënuar për kidnapim të fëmijëve, njeriun pa dokumente i cili është rritur jetim, i njohur për policinë me emrin Nui.

Ai e kishte joshur vogëlushen me ëmbëlsira nga kombibusi, ku e kishte lënë i ati që të flinte, derisa ai kishte shkuar të përcillte finalen e një gare në muzikë.

I kishte premtuar se do t’i blinte ëmbëlsira dhe e kishte marrë për dore nëpër qytet, duke e dërguar deri në një truall të mbushur me barishte të gjata.

Aty ai kishte provuar ta dhunojë seksualisht, por meqë ajo kishte rezistuar fuqishëm, atëherë e ngulfat vajzën pastaj e përdhunon.

Zhdukjen e vogëlushes e kishte paraqitur e ëma, menjëherë pasi i ati i saj kishte pranuar se i kishte humbur vajza.

Pas arrestimit, Nui ka pranuar kidnapimin dhe vrasjen edhe të 10 fëmijëve të tjerë, kurse policia tash është duke zhvilluar hetimet dhe duke ndjekur gjurmët e pranimit të veprës nga i dyshuari.

Pedofili kriminel, si punëtor ndihmës kishte shoqëruar një grup muzikor i cili kohë më parë kishte bërë një turne pothuaj në tërë vendin, prandaj policia po heton zhdukjen eventuale të fëmijëve në të gjitha vendet ku ka qëndruar grupi muzikor.

Në Tajlandë çdo vit paraqitet numër i madh i rasteve të zhdukjes së njerëzve, por policia kryesisht nuk ka kapacitete njerëzore për hetim të detajuar, madje as kur bëhet fjalë për zhdukjen e fëmijëve.

Pamjet e xhiruara të kidnapimit kanë elektrizuar opinionin vendor dhe kanë alarmuar për situatën. Policia mbrëmë ka organizuar konferencë shtypi në të cilën janë prezantuar detajet e rastit, derisa kryerësi i veprës monstruoze ka shprehur pendim, ose të paktën ka provuar të aktrojë pendimin.

“Ju kërkoj falje prindërve. Nuk kam dashur ta bëj atë që e kam bërë”, ka deklaruar ai para kamerave.


[/wp-like-locker]

Show More

Related Articles

Back to top button