Kronika e ZezeLajmeMaqedonia

Pesë të plagosur në një lokal në Zherovjan të Tetovës

as_877300978Pesë veta janë plagosur nga të shtënat me armë nga tre persona të panjohur në lokalin “Lovec” në fshatin Zherovjan të Tetovës.

Incidenti ka ndodhur sot në orën 05.00 të mëngjesit, kur tre persona të panjohur me arme zjarri kanë hyrë në ambientet e restorantit dhe kanë shtënë në drejtim të personave dhe mysafirëve të pranishëm.

Sulmuesit menjëherë janë arratisur në drejtim të panjohur. Në këtë incident me të shtëna janë plagosur pesë veta, që për shkak të plagëve të rënda janë dërguar në Qendrën e Emergjencës në Shkup.

Ministria e Punëve të Brendshmë theksoi se ekipet e specializuara dhe hetuesit janë në vendin e ngjarjes dhe se po hetojnë motivet e këtij sulmi. Deri tani nuk jepen hollësi se cilat ishin shkaqet e këtij sulmi të armatosur.

Show More

Related Articles

Back to top button