VIP

Rihanna anulon koncertin, shtrohet në spital

Këngëtarja Rihanna e cila është aktualisht nëpër turnetë në vendet skandinave, ka anuluar një koncert në Suedi për shkak të gripit.

Rihanna papritmas është dërguar në spital për infuzion, dhe nëpërmjet rrjetit social “Twitter” u ka kërkuar ndjesë adhuruesve të saj për anulimin e koncertit për shkak të sëmundjes.

“Malmo më vjen keq” ka shkruar këngëtarja një mesazh në “Twitter” dhe ka postuar një fotografi duke marrë një infuzion.

“Më vjen shumë keq për të gjithë ata që kanë dëshiruar të vijnë në koncertin tim në Malmo. Kam qenë shumë e emocionuar që do të këndoja përpara jush. Ajo do të ishte një mbrëmje e mrekullueshme, shumë më mirë se tani që po vuaj nga gripi. Jam e zhgënjyer pasi nuk jam me ju” shkruan në mesazhin e Rihanna që është postuar në “Twitter”.

Bukuroshja nga Barbados kohët e fundit zhvilloi një koncert në Oslo dhe Herning, dhe nesër do të duhet të këndoj në koncertin që do të mbahet në kryeqytetin e Suedisë, në Stokholm./

Show More

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button