VIP

Rita Ora me Beyonce në sfilatën e “House of Dereon” dhe “Vogue”

Beyonce dhe e jëma e saj ishin në Londër javën që shkoi për të prezantuar koleksionin e ri të firmës së rrobave “House of Dereon” e cila është krijuar dhe drejtohet nga Tina Knowles (e jëma).

Midis personazheve të ndryshëm të botës së spektaklit anglez, në këtë prezantim ishte e ftuar dhe shqiptarja Rita Ora e cila pozon në tapetin e kuq së bashku me Beyonce (në foto). Në lajme të tjera, Rita shfaqet dhe në numrin e fundit të revistës “Vogue” për edicionin japonez, ku reklamon një prej krijimeve të fundit të Vivienne Westwood.  Albaniac

Tags
Show More

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Close