VIP

Rita Ora: Jay Z-në e kam familje

Këngëtarja Rita Ora thotë se Jay Z e trajton atë si ”të familjes”. Ajo është më se e lumtur që është pjesë e shtëpisë muzikore RocNation, ngase Jay Z i ofron shumë përkrahje dhe i ka dhënë shumë kohë për tu zhvilluar si artiste.

“Ai është shef i mrekullueshëm. Ai është si familje për mua. Jay kujdeset pë artistët e tij, biznesin dhe ndjenjat e njerëzve. Kjo e dallon atë nga gjithë të tjerët” , ka thënë Rita për mediat britanike.

Roc Nation në krye me Jay Z i kishin dhënë Ritës 3  vite kohë për të gjetur vehten artistikisht dhe për të realizuar albumin.

Ndryshe, Rita dje përformoi në Capital FM’s Summertime Ball në Wembley ku performuan edhe Justin Bieber, Jessie J , Cheryl Cole, Usher, Flo Rida,Pitbull, Kelly Clarkson dhe Chris Martin.

Tags
Show More

Artikuj te ngjajshem

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Close