VIP

Rita Ora në lidhje me vëllain e Kim Kardashian

Këngëtarja kosovare Rita Ora, e cila është duke bashkëpunuar me reperin Jay-Z për të hyrë skenën muzikore amerikane, thuhet se ka bërë një të dashur të ri.

Sipas revistave amerikane, Rita Ora mund t’i është afruar familjes së famshme hollywoodiane, Kardashian. Thuhet se Rita ka nisur një lidhje me Rob Kardashian, vëllain e vogël të Kim Kardashian.

Lajmin e bëjnë publik disa media amerikane si New York Post e US Weekly.

Rob Kardashian njihet për pjesëmarrjen në Dancing With the Stars si edhe për pjesëmarrjen në reality-shown e familjes së tij.

Tags
Show More

Artikuj te ngjajshem

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Close