VIP

Rrahje mes reperëve në Tiranë, dyshohet për përfshirje të Finem dhe Don Xhoni

Një përleshje fizike ka ndodhur mbrëmjen e sotme (e martë) në Tiranë mes dy rep-artistëve shumë të njohur dhe të ndjekur, sidomos nga adoleshentët dhe të rinjtë shqiptarë në Shqipëri dhe Kosovë.

Mësohet se në përplasje janë përfshirë reperi i njohur me emrin Finem, ose Klejdi Dogjani, 22 vjeç nga Tirana si dhe Don Xhoni, Xhonatan Isufi nga Drenasi, Kosovë.

Në videon e siguruar shihen disa të rinj të përfshirë që ndodh në mes të rrugës. Po ashtu mësohet se ka qenë Finem ai që ka goditur Don Xhonin.

Krejt kjo ka filluar pas një deklarate që Finem bëri në një emision televiziv. Reperi iu përgjigj një pyetje se kush ishte një prej artistëve që sipas tij kishte marrë famë kot dhe ai zgjodhi Don Xhonin.

Me sa duket përplasja ka vijuar dhe në rrjetet sociale për të degjeneruar deri në sherrin fizik të mbrëmjes së sotme.

Show More

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button