VIP

Scarlett Johansson: Femrat me linja shihen si objekt seksual

Scarlett JohanssonAktorja amerikane, Scarlett Johansson, ka deklaruar se statusi i saj prej seks-simboli është si rezultat i mënyrës se si shfaqen në opinion femrat me linja të mira trupore.

“Mendoj se secila femër, e cila ka linja të mira trupore dhe vesh ndonjë fustan, konsiderohet si objekt seksual”, ka thënë 28-vjeçarja në një intervistë për revistën Elle.

Ajo ka treguar se që nga fillet e karrierës, trupi i saj ka joshur vëmendjen e mediave, megjithëse aktores nuk i kanë lënë përshtypje komentet për figurën e saj.

Scarlett ka folur edhe për martesën me aktorin Ryan Reynolds që ka zgjatur dy vite (2008-2010), për të cilën ka thënë se ka qenë e bukur, megjithatë tashmë nuk mendon për t’u martuar.

“Jam martuar e re. Ka qenë romantike dhe më ka pëlqyer të jem e martuar. Megjithatë, mendoj se për funksionimin e një lidhjeje nuk nevojitet martesa. Tashmë nuk mendoj për martesë”, ka shpjeguar aktorja. /

Tags
Show More

Artikuj te ngjajshem

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Close