VIP

Seldi Qalliu fejohet me Dafina Zeka

Këto ditë është folur shumë në media për lidhjen e Seldit me një bukuroshe bionde nga Kosova. Në “Bluetooth”, gjatë javës së shkuar doli lajmi për një fejesë të mundshme mes djaloshit simpatik dhe kosovares Dafina Zeka, që prej vitesh jeton në Suedi.

Edhe gjatë kësaj jave nuk do të mungojnë informacionet lidhur me këtë histori dhe ajo që kemi zbuluar lidhet pikërisht me zyrtarizimin e kësaj marrëdhënieje. Kjo fundjavë do ta gjejë Seldin të fejuar dhe siç kemi mësuar, familja e këngëtarit do të udhëtojë drejt Suedisë për të shkëmbyer nishanet me familjen e vajzës.

Kështu, ëndrrat e shumë fanseve të Seldit janë prerë në mes, pasi tashmë ai është definitivisht i zënë. Këtë të diel, Dafina do të ketë një unazë në dorë dhe atë do t’ia vërë Seldi. “Bluetooth” uron që kjo histori të zgjasë për gjithë jetën dhe çifti të jetë përgjithmonë i lumtur!

 

Tags
Show More

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Close