VIP

Shkëndija Mujaj: Ja si ma ‘lypi’ hoxha (FOTO)

Njihet me format e saj bombastike. Këngëtarja kosovare, Shkendije Mujaj shquhet për guximin e saj në ekspozimin e ‘aseteve’. Ajo pothuajse për çdo ditë provokon fansat e saj duke postuar foto ‘hot’.

shkendija4-620x330

Shkëndija në intervistë për ORAinfo, ka folur pa ‘dorëza’ për jetën e saj private dhe për planet në të ardhmen.

Shkëndija në këtë intervistë ka treguar për ofertën që ka pasur për martesë nga një hoxhë.

ORAinfo: Ju së fundmi keni qëndruar në Shqipëri për të gjiruar një videoklip. Për çfarë klipi konkretisht bëhet fjalë?
Shkendija Mujaj:
Ky ështw një projekt i përbashkët, për të cilin shfrytëzoj rastin ta falënderoj Sabianin dhe Marselin. Ishte kënaqësi të punojë me ta, është projekti i tyre dhe mua thjesht me bënë ftesë të jem pjesë e duetit. Klipi ka skena hot dhe përmbajtje fix të asaj se çka bej unë. Pra ju lë të nënkuptoni më çart kur ta dëgjoni

ORAinfo: Cilat janë projektet e juaja në sferën e muzikës?
Shkendija Mujaj:
Kam disa projekte dhe gjithsesi kur mbaroj do të ju informoj.

ORAinfo: A pritet lansimi i ndonjë këngë të re nga Shkëndija?
Shkendija Mujaj:
Po pritet, besoj se kënga cilës i kemi bërë edhe videoclip në Tiranë do të lansohet shumë shpejt.

ORAinfo: Cili është mashkulli i ëndrrave tuaja?
Shkendija Mujaj:
Mashkulli i ëndrrave te mia është t’i përfaqësoj bolet si mashkull e mos ti mbaj kot. Shpresoj që po më kuptoni, duhet ta ketë edhe karakterin mashkull.

ORAinfo: A mund të na tregoni se cila është oferta më qesharake që keni pasur për martesë?
Shkendija Mujaj:
Po kam pasur oferta shumë të çuditshme bile edhe nga një hoxhë me të cilin kam biseduar gjatë dhe i cili më tha se po pres dhe dhashë Zoti e po hyn komplet në fe. Ai priti, priti dhe i thash më mirë merre një hoxhenicë se kam një shejtan dhe më pas qeshi fort. Kur e kërkova një dit ma kish bë bllok, të cilin e përshëndes shumë ‘X’ Hoxhen.

ORAinfo: Mburreni me të pasmet dhe gjoksin që keni. A i keni këto natyrale?
Shkendija Mujaj:
Nuk është se mburrem se tek se fundi as vetja ime nuk është e imja, 1 milion % janë natyrale dhe jam stërvitur shumë të duken kështu më të theksuara. Format gjithnjëve i kam, pasur por palestëra të ndihmon që t’i theksosh ato më shumë.

ORAinfo: Kush mund të ju bëjë konkurrencë me të pasmet dhe gjoksin?
Shkendija Mujaj:
As një femër në botë nuk është krijuar dy herë kështu që unë jam një, pra si mund të kem konkurrencë unë, secila femër është në formën e vet, po varet si menaxhon veten në aspektin e showbiznisit.

ORAinfo: Kur e keni pasur puthjen e parë?
Shkendija Mujaj:
Puthja parë ka qenë e dhunshme.

ORAinfo: Kur e keni humbur virgjinitetin
Shkendija Mujaj:
Akoma jam e virgjër; pjesërisht.

ORAinfo: Çfarë bënë Shkëndija në kohën e lire?
Shkendija Mujaj:
Shkëndija është gjithnjë e lirë, por caktoj terminë nga një x t’jem bussy; natyrisht chil relax për tjerat, Allahu cakton riskun…

Show More

Related Articles

Close